Nëse një burrë të do ose jo, bën këto gjëra! Shkrim i frymëzuar nga Oprah Winfrey - Bota Sot
Nëse një burrë të do ose jo, bën këto gjëra! Shkrim i frymëzuar nga Oprah Winfrey

Life style

Nëse një burrë të do ose jo, bën këto gjëra! Shkrim i frymëzuar nga Oprah Winfrey

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 21:29
Oprah Winfrey

Gjëja e parë që duhet të bëni është të mos i justifikoni ata. Krijoni shumë më tepër hapësirë në intuitën tuaj dhe vështirë se mund të gaboni.

Një marrëdhënie nuk është një kompromis që duhet të shtrembërojë karakterin e dikujt. Nëse historia merr kahe të kundërt me ata që dëshironi, vendosni menjëherë fjalën. Në shenjën e parë të mosrespektimit, mos hezitoni. Fjala që duhet të dalë nga buzët është “mjaft”.

Mos bëni gabimin që bëjnë shumë miq dhe përpiqen të ndryshojnë dikë. Ju mund të keni durim në fazat e para të një marrëdhënieje, kur ju ende duhet ta njihni plotësisht, por t’i thoni vetes, me kokëfortësi, se do ta ndryshoni atë karakter, është krejtësisht e gabuar. Nëse takon një mashkull që ka pasur disa marrëdhënie dhe ndoshta i shpërndarë këtu dhe atje, bëj pak kujdes.

Pse nuk duhet të përsëris të njëjtën gjë me ju?

Ju dini të vendosni menjëherë kufijtë përtej së cilës nuk duhet të shkoni kurrë. Kjo derisa të mendoni se mund t’i besoni plotësisht dhe derisa të jeni të sigurt për besnikërinë e tij. Asnjëherë mos e idealizoni një person. Ai është gjithmonë një qenie njerëzore me mish dhe gjak, me pikat e forta dhe dobësitë e tij, edhe pse do të përpiqet t’ju magjeps me makina të bukura, dhurata luksoze dhe premtime si princeshë.

Dhe mbi të gjitha, nuk duhet të thuhet nga një person tjetër se si duhet të jetë, çfarë duhet të bëj, çfarë duhet të zgjedh. Një burrë mund t’ju këshillojë, por jo të imponojë diçka mbi ju.

Mos kini frikë të qëndroni vetëm. Shmangni situatat e dëmshme dhe të padobishme, ato që ju e dini që nuk do të zgjasin dhe nuk do të sjellin ndonjë gjë pozitive në jetën tuaj. Mësoni të kujdeseni për veten me të njëjtën vendosmëri me të cilën ëndërroni të jeni në gjendje ta bëni atë me një partner. Nëse takoni personin e duhur do ta kuptoni nga fakti sa do të respektojë aftësitë tuaja dhe nuk do të përpiqet t’iu manipulojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...