3 mënyra si të pastroni lëkurën e yndyrshme

Life style

3 mënyra si të pastroni lëkurën e yndyrshme

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 13:43
Ilustrim

Yndyra e tepërt në fytyrë krijon probleme jo vetëm sepse në një çast të caktuar nis të të shkëlqejë balli dhe hunda, por bashkë me bakteret dhe pluhurat bllokon poret, i zgjeron dhe krijon edhe mjedis të favorshëm për zhvillimin e akneve. Megjithatë nuk do të thotë që ke llojin më problematik të lëkurës.

Më poshtë ju tregojmë hapat se si të kujdeseni për një fytyrë sa më të pastër:

Përcaktojeni llojin e lëkurës

Pavarësisht se është e lehtë ta përcaktosh llojin e lëkurës vetëm duke e parë atë, është vitale për ju që ta dini sigurt se çfarë lloji të lëkurës keni. Duke e ditur këtë, ju mund të përkujdeseni më mirë për të. Kjo mund të bëhet lehtë me një test të tharjes. Nëse lëkura juaj është e thatë, atëherë gjatë pastrimit, ajo nuk do të lërë shenja në letrën pastruese. Kështu, nëse keni një lëkurë të yndyrshme, letra do të thithë yndyrën e shfaqur në lëkurën tuaj.

Shenjat e tjera të lëkurës së yndyrshme janë poret e dukshme dhe një zonë e ndritshme, e quajtur zona-T.

Pastrojeni fytyrën nga brenda jashtë

Tani që e keni përcaktuar llojin e lëkurës si të yndyrshme, është koha që të mësoheni se si ta mirëmbani atë. Gjëja e parë që duhet të bëni është që të kontrolloni se çfarë hani dhe pini, për shkak se shumica e problemeve në lëkurë vijnë nga brenda.

Ju duhet të evitoni ushqimet me shumë yndyrë, të tilla si ushqimet e shpejta dhe të provoni të hani ushqime që kanë vitaminë c, si limon dhe kivi. Vitamina c është e njohur për pastrimin e trupit dhe veçanërisht lëkurës, largimin e yndyrës nga lëkura. Llojet e tjera të vitaminave të cilat janë të njohura për shkaktimin e yndyrës në lëkurë janë vitamina B5 dhe B2.

Gjejeni produktin e duhur për pastrimin e lëkurës

Tani që e dini se çfarë të hani, duhet të dini se cilat produkte mund të përdorni. Ju merr pak kohë që ta gjeni produktin e përsosur që i përshtatet lëkurës, kështu që provoni t’i përzieni dhe t’i përshtatni ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat