Përse të mençurit preferojnë të kenë më pak shokë

Life style

Përse të mençurit preferojnë të kenë më pak shokë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Thonë se miqtë janë pasqyrim i personalitet tuaj. Ju nuk keni nevojë të keni mijëra miq, por vetëm disa miq në të cilët mund të mbështetni kur ju nevojiten.

Një shok që është i pranishëm kur ju nevojitet, ai është shok i vërtetë.

Ekspertët thonë se teoria e Jim Rohn, e cila thotë se ju jeni mesatarja e pesë njerëzve me të cilët rrini më së shumti, është faktikisht e vërtetë.

Nëse keni shokë me të cilët flisni për jetën, përvojat apo udhëtimet, ju do të jeni më të lumtur dhe e njëjta vlen për miqtë që ju inkurajojnë dhe ju mbështesin.

Miqtë e tillë gjithmonë ju nxisin të shkëlqeni në jetë dhe të arrini diçka.

Kjo është arsyeja se përse është e rëndësishme t’i zgjidhni miqtë me të cilët mund të flisni për mirëqenien tuaj dhe të cilët ju inkurajojnë të avanconi në jetën personale e profesionale.

Sipas hulumtimeve, inteligjentët kanë tendenca të kenë më pak miq sesa njerëzit mesatarë sepse aq më i mençur që është njeriu, aq më shumë e zgjedh shoqërinë.

Nëse i analizoni personat e suksesshëm, ju mund ta shihni se ata nuk shoqërohen shumë me njerëz kur janë në proces të arritjes së diçkaje.

Ata e shmangin kontaktin me njerëz dhe qëndrojnë larg shoqërisë sepse duan të përqendrohen në misionin që e kanë.

Thënë më thjesht, inteligjentët e shohin shoqërinë si shpërqendrim. Ata nuk duan të takohen me njerëz të ri sepse frikësohen që ata do t’i shpërqendrojnë nga puna e tyre.

Të mençurit e vlerësojnë shumë shoqërinë, por kanë tendenca të jenë shumë përzgjedhës në atë se me kë e shpenzojnë kohën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat