Pse modeli tradicional i familjeve nuk i bënë më të lumtur njerëzit

Life style

Pse modeli tradicional i familjeve nuk i bënë më të lumtur njerëzit

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 23:42
Ilustrim

Në 30 vitet e fundit vlerat dhe rregullat e familjeve kanë ndryshuar shumë: Njerëzit nuk e kanë problem nëse nuk martohen ose nëse nuk bëjnë fëmijë, dhe numri i personave që preferojnë të jetojnë vetëm po rritet çdo ditë e më shumë.

Janë shumë faktorë që kanë ndikuar në këto ndryshime dhe mendime të njerëzve dhe do t’i përmendim disa nga ato.

Sa më të edukuar që janë njerëzit, aq më i ulët numri i lindjeve

Po thuajse në të gjithë botën, njerëzit mendojnë që fëmijën e parë të lindin shumë më vonë, sesa paraardhësit e tyre. Kjo tendencë është më shumë e shfaqur tek vendet më të zhvilluara. Mosha mesatare e grave të cilat vendosin të bëhen nëna është 30-34.

Të ardhura të ulëta

Pa marr parasysh faktin se shumica e njerëzve punojnë më shumë se sa që duhet, të ardhurat kanë zbritur mjaft shumë, në këto 30 vite të fundit. Gjeneratat e reja, ose të njohur si “millenials” janë gjenerata e parë me edukim të mirë, por me të ardhura shumë të ulëta. Që nga momenti kur të kesh një diplomë ndaloi së qenit diçka e rrallë, tani të rinjtë kanë shumë më të vështir të zënë një vend të punës.

Dëshira për të provuar gjithçka

Në të kaluarën gjeneratat e reja janë përkujdesur për gjeneratat e vjetra dhe janë munduar të mësojnë sa më shumë nga eksperiencat e tyre, por tani kjo situatë ka ndërrur. 30 vjeçarët shikojnë profesionet dhe hobitë e 20 vjeçarëve, dëshirojnë të jenë në të njëjtin nivel me ta. Të jetuarit vetëm është bërë shumë më e lehtë dhe më kursyese dhe tani keni shanse për të jetuar vetëm dhe për t’i shikuar interesat e juaj personal.

Pritjet e larta për dashuri dhe për partner/e

Jo çdo kush zgjedh të jetë vetëm sepse ata dëshirojnë, shumë shpesh është për shkak se këta persona nuk mund të gjejnë partnerin e tyre ideal. Sipas një studimi, 85% e personave beqar nga 18 deri 34 vjeç në një pikë dëshiruan të kenë familje, por nuk janë në gjendje të martohen vetëm se të  tjerët presin që ata ta bëjnë këtë gjë.

Statistikat e divorceve

Në shumë vende, më shumë se 50% të martesave përfundojnë me divorc. Njerëzit nuk lindin fëmijë, për shkak se janë të pasigurt dhe nuk e dinë se a do shpenzojnë të gjithë jetën me partnerin që ata janë.

Dhe tani pyetja më e njohur, “Kush do më bie një gotë ujë kur unë nuk do të jem më në gjendje? , i bënë që njerëzit mos të lindin fëmijë më. Është shumë me gjasa se fëmijët dhe të afërmit do të zëvendësohen me infermiere, apo shërbëtore të cilat do të kujdesen për të moshuarit. Kjo madje ndodh edhe sot, të vjetërit të cilët kanë fëmijë kanë në shtëpitë e tyre dikë tjetër që kujdeset për ta, e jo të afërmit e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat