Këta përbërës natyralë mund të veprojnë më mirë se një lip buzësh

Life style

Këta përbërës natyralë mund të veprojnë më mirë se një lip buzësh

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 06:17
Ilustrim

Tharja e buzëve është një problem vërtet shqetësues, sidomos për vajzat, që u duhet të përdorin edhe buzëkuq. Nëse keni përdorur disa lip buzësh dhe ende nuk keni gjetur një zgjidhje duhet të filloni të përdorni disa përbërës natyralë. Ata nuk janë të shtrenjtë dhe për më tepër do të veprojnë më mirë se një balsam, gjalpë apo lip buzësh që blini në farmaci apo dyqane kozmetike. Më poshtë do të gjeni të renditura disa prej tyre.

Vaj i kokosit

Ky vaj qetëson dhe zbut lëkurën. Për të mos pasur më probleme me buzët duhet t’i lyeni me pak vaj kokosi disa herë gjatë ditës.

Aloe Vera

Merrni pak aloe vera nga një kërcell dhe lyeni buzët. Prisni derisa të thahet dhe më pas shpëlajeni me ujë. Përsëriteni këtë proces rregullisht.

Mjaltë

Mjalti ka aftësinë të shërojë dhe hidratojë lëkurën e thatë. Gjithashtu ai ka fuqi antibakteriale.

Përpara se të kujdeseni për hidratimin e buzëve, si fillim duhet t’i lyeni me pak vaj prier me sheqer për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat