Psikologët tregojnë: Si t’i arrini gjithmonë qëllimet që i keni

Life style

Psikologët tregojnë: Si t’i arrini gjithmonë qëllimet që i keni

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Sipas studimeve, 92% e njerëzve nuk mund t’i realizojnë qëllimet e tyre.

Por, në të njëjtën kohë, ka shumë shembuj të njerëzve që kanë arritur të bëhen të suksesshëm dhe shpesh dëgjojmë për ta.

Sekreti prapa suksesit të tyre qëndron në aftësinë për të caktuar qëllime të qarta.

Janë qëllimet e qarta dhe korrekte hapi i parë drejt suksesit. Në fakt, kjo gjë nuk është e vështirë për t’u bërë.

Ka shumë metoda të veçanta të cilat secili prej nesh që duam të bëhemi të suksesshëm duhet t’i dimë.

Metoda e parë, e njohur si “SMART”

Kjo metodë ju ndihmon t’i bëni qëllimet më të qarta, ju ndihmon t’i gjeni fjalët e duhura për ta, etj.

Kjo teknikë i ka pesë kritere:

– Specifika

Qëllimi juaj duhet të jetë specifik, përndryshe a i kuptoni veprimet që duhet t’i ndërmerrni për ta arritur atë? Në vend se të thoni “do të filloj të merrem me sport”, specifikojeni duke thënë “do të filloj të vrapoj në mëngjes”.

– Matja

Për ta matur suksesin, mateni qëllimin tuaj. P.sh., thoni “do t’i humbi 5 kilogramë” në vend se të thoni “do të humbi peshë”.

– Diçka e arritshme…

Nuk ka asgjë të gabuar nëse keni ëndrra të mëdha, por duhet të caktojmë qëllime për t’i arritur ato, apo? Prandaj në vend se të thoni “do të fitoj 5 fish më shumë para”, ndryshojeni qëllimin në diçka më reale, siç është “do të ngritem në detyrë dhe do t’i dyfishoj të ardhurat”.

– Relevante

Qëllimi juaj duhet të përputhet me planet dhe pritshmëritë.

– Koha

Qëllimet tuaja duhet të kenë limite të qarta kohore.

Metoda e dytë për arritjen e qëllimeve

Kjo metodë shpeshherë përdoret nga psikologët për t’iu ndihmuar pacientëve të marrin vendime të vështira. Algoritmi është i thjeshtë – vetëm përgjigjuni këtyre pesë pyetjeve:

– Çfarë dëshiroj të arrij?

– Si do ta arrij atë?

– Kur do ta arrij atë?

– Çfarë më ndihmon ta arrijë atë?

– Çfarë ndodh kur ta arrijë qëllimin tim?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat