Burri duhet ta vërë gruan e tij mbi gjithçka tjetër, sidomos mbi këta 6 persona

Life style

Burri duhet ta vërë gruan e tij mbi gjithçka tjetër, sidomos mbi këta 6 persona

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Ju keni vendosur të martoheni me gruan tuaj, sepse ajo është personi që ju pëlqen më së shumti. Kjo do të thotë që ju duhet ta trajtoni atë si të dashurit tuaj në pjesën tjetër të jetës. Kjo është e rëndësishme për një marrëdhënie të fortë. Mbi të gjitha është e domosdoshme të mos harrojmë që bashkëshortja të vendoset mbi 6 njerëzit e mëposhtëm:

Fëmijët tuaj

Natyrisht, ndonjëherë do të ketë netë kur një krijesë e vogël të flejë mes jush dhe të qajë, por në përgjithësi koha me gruan duhet të jetë më e rëndësishme se koha me fëmijët. Roli juaj si një baba nuk duhet ta mbulojë rolin tuaj si burrë.

Një grua imagjinare

Përdorimi i pornografisë si zëvendësim i marrëdhënieve të vërteta intime me gruan tënde mund të shkatërrojë marrëdhëniet. Madje mund të shfaqet një pakënaqësi e vazhdueshme e realitetit dhe truri do të ngazëllehet vetëm përmes pornografisë, do të fillojë t’i japë shumë rëndësi seksit, duke harruar aspekte të tjera të marrëdhënieve.

Një grua tjetër

Është e qartë, por shumë njerëz e harrojnë atë. Dhe nuk është vetëm një dashnore, por edhe një mike e mirë. Asnjë grua tjetër nuk duhet të dijë gjëra që gruaja juaj nuk i di. Mos harroni, tradhtia mund të jetë emocionale.

Nëna juaj

Asnjë anëtar i familjes nuk duhet ta zëvendësojë gruan tuaj. Si bashkëshort, duhet të jeni në anën e gruas suaj, me këdo që ju po përballeni, edhe nëse ajo është nëna jote. Duhet të jesh i fortë dhe të mësosh të gjedh kompromise

Miqtë

Mos harroni miqtë pas martesës. Por marrëdhënia me gruan tuaj duhet të jetë më e vlefshme edhe në krahasim me shumë vite miqësi.

Miqtë virtual

Rrjetet sociale janë të neveritshme. Edhe kur jeni në të njëjtën dhomë së bashku, mund të uleni larg në telefon, duke komunikuar me njerëz të tjerë dhe jo me gruan tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat