Nuk keni besim tek vetja? Ja mësimi që ju bën të rrisni vetëbesimin

Life style

Nuk keni besim tek vetja? Ja mësimi që ju bën të rrisni vetëbesimin

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 14:55
Ilustrim

Një ditë, një mësues i mençur mori një vizitë nga një djalë i ri, i cili erdhi tek ai për këshilla: “Mësues, erdha tek ju, sepse ndihem kaq i vogël sa që nuk kam forcë për të bërë asgjë. Ata më thonë se unë jam i pavlefshëm, se unë nuk mund të bëj asgjë të mirë dhe që unë jam i pamend. Si mund të përmirësohem? Çfarë mund të bëj që të vlerësohem më shumë? “, tha i riu.

Mësuesi, pa e vështruar atë, i tha: “Sa keq, nuk mund t’ju ndihmoj, së pari duhet të zgjidh problemin tim. Ndoshta më vonë …”, ai ndaloi dhe vazhdoi:”Nëse do më ndihmonit, unë mund ta zgjidh këtë problem më shpejt dhe pastaj, ndoshta, do të jem në gjendje të bëj diçka për ju”, përfundoi mësuesi.

“Është kënaqësi” iu përgjigj i riu, i cili megjithatë u ndje sërish i zvogëluar dhe se nevojat e tij u kthyen në sfond.

“Mirë”, tha mësuesi.

Pastaj hoqi unazën që kishte vënë në gishtin e tij të vogël dhe duke ia dorëzuar djalit shtoi: “Merr kalin atje dhe shko në treg. Unë duhet ta shes unazën sepse duhet të paguaj një borxh. Ju duhet të merrni sa më shumë para që të jetë e mundur, por mos prano më pak se një monedhë ari. Shko dhe kthehu me monedhat sa më shpejt që të jetë e mundur”.

I riu mori kalin dhe u largua. Kur arriti në treg ai filloi të ofrojë unazën për tregtarët e ndryshëm, të cilët e vështronin atë me interes të madh.

Por ata u mjaftuan vetëm me dëgjimin e çmimit të unazës për të ndryshuar mendje; kur i riu përmendi medaljen e artë, disa qeshën, ndërsa të tjerët shkuan, vetëm një plak ishte aq i mirë sa mori iniciativën për t’ia shpjeguar të riut se një monedhë ari vlen shumë për ta shkëmbyer me një unazë të thjeshtë. Dikush i ofroi atij një monedhë argjendi dhe një enë bakri, por i riu kishte marrë udhëzime të sakta dhe për këtë ai e refuzoi ofertën.

Sa shumë donte ta posedonte një monedhë ari, në mënyrë që t’ia dorëzonte vetë mësuesit për ta çliruar nga shqetësimet dhe në fund të merrte këshillën dhe ndihmën e tij. I mërzitur, ai hipi mbi kalin e tij dhe u kthye te mjeshtri.

“Mësues, më vjen keq, por unë nuk mund ta gjeja atë që më kërkuat. Ndoshta unë mund të marr dy ose tre monedha argjendi, por nuk mendoj se dikush mund ta dijë vlerën e vërtet të kësaj unaze”, tha i riu.

“Sa e rëndësishme është ajo që thatë miku im. Së pari duhet të dimë vlerën e vërtetë të unazës. Hip në kalë dhe shko tek argjendari. Kush më mirë se ai mund ta dijë vlerën e saj? Tregoni atij se doni të shisni unazën dhe pyeteni se sa mund t’ju japë. Por pa marrë parasysh sa mund t’ju ofrojë, mos e shitni atë. Kthehu këtu me unazën time”, u përgjigj njeriu i mençur.

I riu u ngjit përsëri në kalë dhe shkoi te argjendari.

Njeriu shqyrtoi unazën nën dritën e llambës dhe me një xham zmadhues, ai mendoi për atë për disa minuta dhe pastaj tha, “Djalosh, thuaj zotërisë tënd se nëse ai dëshiron ta shesë menjëherë unë nuk mund t’i ofroj atij më shumë se 58 monedha ari”.

“58 monedha!”, bërtiti i riu me habi.

“Po, me siguri me pak më shumë kohë në dispozicion ne mund të marrim rreth 70, por nuk e di nëse ai ka nevojë ta shesë urgjentisht…”, u përgjigj argjendari.

I riu u kthye i ngazëllyer në shtëpinë e mësuesit për t’i treguar atij atë që i ishte thënë argjendari.

Pas dëgjimit të fjalëve të djalit, mësuesi i tha atij: “Ju jeni si kjo unazë: një xhevahir, i çmuar dhe unik. Dhe si i tillë, mund ta vlerësosh vetë veten si një ekspert i vërtetë. Mos besoni se gjatë jetës, dikush mund të gjejë se cila është vlera juaj e vërtetë “. Kurrë mos lejoni që fjalët e të tjerëve t’ju bëjnë të humbni besimin tek vetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat