Habisin mjekët, kjo është arsyeja pse nuk duhet t'i ndaloni fëmijët të thithin gishtin e madh

Life style

Habisin mjekët, kjo është arsyeja pse nuk duhet t'i ndaloni fëmijët të thithin gishtin e madh

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 16:00
Foto

Të thithësh gishtin e madh dhe të hash thonjtë janë dy vese të cilat i shqetësojnë shumë prindërit. Përveç pasojave të mundshme të shëndetit, difekteve në dhëmbë apo në të shqiptuar, në rastin kur fëmija e mban gishtin në gojë për një kohë të gjatë rritet mundësia për infeksione të mundshme.

Megjithatë një studim i publikuar në revistën “Pediatrics” zbuloi se fëmijët e moshave 5-11 vjeç që kultivojnë këto vese (një apo të dyja) rezultuan të ishin më pak të rrezikuar nga alergjitë. Fëmijët që kishin njërin nga veset,dmth mbanin gishtin në gojë ose hanin thonjtë, kishin vetëm 38% probabilitet që të prekeshin nga problemet në frymëmarrje dhe acarimi i lëkurës, krahasuar me ata që nuk kishin asnjë ves, që rrezikonin në masën 49%.

Sipas mjekëve, shumë higjienë nuk bën mirë. Sipas mjekëve epidemiologë higjiena e tepërt është e dëmshme, kur fëmija nuk është në kontakt me mikrobet sistemi i tij imun dobësohet dhe probabiliteti për t’u prekur nga alergjitë dhe astma është më i lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat