Vajza preferojnë të njihen me këta 5 lloje djemsh

Life style

Vajza preferojnë të njihen me këta 5 lloje djemsh

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 22:48
Foto ilustruese

Kinemaja, televizioni, bota e muzikës dhe kultura popullore në përgjithësi, kanë krijuar idenë se mashkulli i preferuar prej shumicës së vajzave është ai që ka shumë para, muskuj, etj.

Por programet e sotme të celularëve që ofrojnë shërbime për njohje midis djemve e vajzave, krijojnë mundësinë e mbledhjeve të statistikave interesante, që nuk vërtetojnë pikërisht këtë mit.

Ajo që është vënë re, djemtë që preferohen më shumë nga femrat, ose më mirë, që e kanë më të lehtë të krijojnë njohje me vajza në këto aplikacione, i përkasin më shumë pesë llojeve të mëposhtme.

1. Djemtë me humor. Sipas faqeve që merren me njohje, mënyra më e mirë që kanë djemtë për t’u futur në zemrën e një vajze, është t’i bëjnë të qeshin. Dhe kjo është e vërtetë, pasi nëse dikush të bën për të qeshur, pak janë gjasat që mos të të duket tërheqës. Por kjo ka një efekt anësor, pasi shumë djem e ngatërrojnë humorin me të qenit jo-seriozë në lidhje, ndaj kufiri duhet të jetë i qartë. Për këtë arsye, djemtë që janë shumë seriozë dhe të sertë, bëjnë mirë të mos përpiqen të duken si djem me humor, pasi do të kuptohet menjëherë dhe do t’i largojnë vajzat.

2. Djemtë bujarë. Kur thua “bujar” të shkon mendja menjëherë te një person që është i pasur dhe që nuk kursehet për ata që ka pranë, por nuk është vetëm aq. Djemtë e pasur duken tërheqës jo sepse janë bujarë, por sepse janë të suksesshëm. Ndërsa djemtë bujarë nuk kanë pse të jenë patjetër të pasur. Bëhet fjalë për ata djem që mendojnë për tjetrin, kujdesen për atë që ndien personi që kanë pranë, i kuptojnë situata e tyre dhe nuk janë egoistë në lidhje.

3. Djemtë e suksesshëm. Një nga arsyet që njerëzit e famshëm janë tërheqës, edhe kur nuk janë medoemos me fizik tërheqës, është fakti që kanë arritur të bëjnë gjëra që të tjerët nuk i bëjnë dot. Kjo s’do të thotë që thjesht të jetë i talentuar në diçka, por që ta ketë përkthyer atë talent në suksese të vërteta të jetës. Për këtë arsye, djemtë që janë të paaftë të angazhohen në lidhje serioze, apo që pëlqejnë t’i marrin gjërat lehtë, nuk duhet të hiqen si të suksesshëm me vajzat.

4. Djemtë e shëndetshëm. Gjëja e parë që mund të mendohet me këtë fjalë, është për djemtë muskulozë të palestrave, por një djalë i shëndetshëm në kuptimin “joshës” të fjalës është ai që di ët kujdeset për veten. Sigurisht, kjo mund të nënkuptojë dhe muskuj, por jo vetëm aq. Bëhet fjalë për djem që dinë të kujdesen për veten jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat