5 pyetjet që duhet t'ia bësh vetes përpara se të ndahesh nga partneri - Bota Sot
5 pyetjet që duhet t'ia bësh vetes përpara se të ndahesh nga partneri

Life style

5 pyetjet që duhet t'ia bësh vetes përpara se të ndahesh nga partneri

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 06:07
Ilustrim

Është një e vërtetë e hidhur, por ndonjëherë divorci është zgjidhja më e mirë për çiftet që thjesht nuk mund të qëndrojnë bashkë në një martesë. Por, divorci nuk është vetëm çështje vendimi si të largohesh, është edhe një ndryshim shumë i madh që i ndodh jetës tënde. Në aspektin privat, atë financiar si edhe emocional. Këtu janë pesë shenjat që tregojnë si të kuptoni nëse është koha për t'u ndarë, cilat pyetje duhet t'i bëni vetes para se të vendosni të ndërmerrni hapin e madh...

1. Cilat janë gabimet e mia?

Kur jeni në krizë me partnerin tuaj, mund të jetë e vështirë të identifikoni gabimet tuaja. Por në të vërtetë, identifikimi përse po sillet në këtë mënyrë është e rëndësishme për të shqyrtuar veprimet tuaja dhe të përpiqeni të ndryshoni sjelljen për të parë nëse gjërat ndryshojnë.

2. A i tregova në mënyrë të qartë shqetësimet e mia?

Nëse ju dhe partneri juaj nuk mund të kuptoni se pse keni shkuar në krizë, atëherë ju ende duhet të flisni. Mënyra e vetme për të eliminuar çdo keqkuptim është që të jeni sa më specifik të jetë e mundur për atë që shkakton dhimbje ose pakënaqësi në marrëdhënie.

3.A do të qëndroja me të nëse ai ndryshoi disa qëndrime?

Jo të gjithë janë të gatshëm të ndryshojnë, por imagjinoni që partneri juaj është në gjendje ta bëjë këtë dhe në një mënyrë pozitive. Çfarë do të bënte të ndryshosh mendjen tënde? Pyesni veten nëse një ndryshim në sjelljen ose qëndrimin tuaj do të ishte e mjaftueshme për të mbajtur marrëdhënien tuaj gjallë.

4. A jam e përgatitur për stresin emocional që do të shkaktonte divorci?

Të qenit i martuar shpesh do të thotë edhe ndarje e një shtëpie, një grupi miqsh, një llogari bankare dhe pasuri të panumërta të tjera që do të ndahen mes jush nëse vendosni të ndaheni. Megjithëse shumë nga pyetjet që duhen shqyrtuar para divorcit janë emocionale, logjika duhet gjithashtu të merret në konsideratë: a mund të përkrahni veten me një pagë të vetme? A jeni gati për të humbur disa miq dhe potencialisht edhe shtëpinë tuaj?

5. A do të isha më e lumtur pa partnerin tim?

Mundohuni ta imagjinoni jetën pa partnerin tuaj! A mund të ofrojë një jetë të vetme mundësi të reja apo do të bëhet një kufi i mundësive tuaja? Nëse varet nga partneri juaj, kur e lini atë, mund të gjeni edhe veten në nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...