Ky është fruti që ju ndihmon shumë të zgjasni flokët.
Pjepri është një nga frutat e momentit pasi është pikërisht sezoni i tij.
Ai përveç se është shumë i shijshëm dhe freskon në këto ditë të nxehta ka dhe një veti që nuk duhet ta humbisni. Ndihmon në zgjatjen e shpejtë të flokëve për shkak se është i pasur me vitaminë B, si dhe acidi folik dhe inositol.
Gjithë sekreti i zgjatjes së flokëve është mënyra se si ne kujdesemi për rrënjet e tyre apo edhe për trupin tonë i cili i ushqen ato.
Pjepri është burim i mirë i betakarrotenit që konvertohet në vitaminë A brenda trupit.
Vitamina A është jetike për flokët e shëndetshëm dhe rritjen normale të flokëve. Ndaj me konsumimin e pjeprit, kemi rritje të shëndetshme të flokëve.