Gjërat që nuk duhet t’i bëni para se të flini

Life style

Gjërat që nuk duhet t’i bëni para se të flini

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 22:40
Ilustrim

Shumë njerëz kanë shprehi të këqija të gjumit.

Disa i kontrollojnë vazhdimisht telefonat e mençur, disa fokusohen shumë në ndonjë libër dhe disa të tjerë thjeshtë përtojnë që të zgjohen nga shtrati dhe ta fikin dritën.

Profesori në departamentin Nuffield të Neuro-shkencës Klinike në Universitetin e Oksfordit, Colin Espie, ka treguar cilave gjëra duhet shmangur para se të flini, shkruan independent.co.uk, transmeton klankosova.tv.

“Çdo aktivitet që do t’i shkaktonte një individi rritje të nivelit të stresit, mund të ndikojë negativisht në gjumin e natës”.

Ekspertët kanë paralajmëruar se përdorimi i telefonit të mençur mund ta mashtrojë trurin dhe ta bëjë atë që t’i shmanget orarit të gjumit.

“Është e rëndësishme që t’i shmangemi përdorimit të teknologjisë së paku një orë e gjysmë para kohës së gjumit.

“Gjithashtu është me rëndësi që t’i fikim të gjitha pajisjet elektronike si televizori apo radio në dhomën e gjumit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat