Banjo me fluska para gjumit për ta luftuar insomninë

Life style

Banjo me fluska para gjumit për ta luftuar insomninë

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 22:45
Ilustrim

Në vend që të numëroni delet, relaksimi me një banjo me fluska përpara se të bini në shtrat mund të luftojë pagjumësinë.

Përfshirja në rutinën tuaj e një dushi të freskët në mbrëmje apo një banjo me fluska për një orë e gjysmë par ase të flini, rrit kohën që kaloni në gjumë dhe cilësinë e gjumit, sugjeron një hulutmim i realizuar së fundmi.

Ekspertët thanë se temperatura e ujit prej 40 deri 42.5 ° C është ideale dhe përshpejton fillimin e gjumit deri në 10 minuta.

Banja dhe dushet e ngrohta përcjellin qarkullimin në duart dhe këmbë, gjë që shkakton një rënie në temperaturën kryesote të trupit, thonë kërkuesit.

Kjo nxit orën e brendshme të trupit të mendojë se është koha për gjumë, me temperaturën e trupit që zvogëlohet natyrshëm në kohën e duhur deri në kohën e gjumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat