Bëni gërshetin anash dhe do të jeni në trend edhe këtë verë

Life style

Bëni gërshetin anash dhe do të jeni në trend edhe këtë verë

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 16:21
Pamje nga video

Zgjidhni një ndër këta tri gërsheta dhe do të vini në pah bukurinë tuaj

Për këtë verë ekspertët rekomandojnë gërshetat anash me të cilat në mënyrë të sigurt do të ndiqni trendin.

Gërsheti anash të cilin e praktikojnë nuset franceze

Stili i këtillë i flokëve është i shkëlqyeshëm për argëtime gjatë mbrëmjeve në ditët e verës. Pos kësaj, mund ta praktikoni edhe për ndonjë rast shumë solemn, sepse frymon me glamur.

Nëse dëshironi që të ndiheni rehat, por njëkohësisht edhe të jeni krenare dhe të dallueshme, atëherë duhet patjetër të bëni gërshetin të cilin e promovojnë francezet në rastet më të bukura.

Gërsheti me mbështjellje të dyfishtë

Truqet e këndshme dhe të vogla të vajzërisë gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen. Për këtë shkak gërsheti anash, i cili si shtojcë ka balluke flokësh të mbështjella dyfish është një ndër zgjedhjet më të mira verore kur është fjala për stilimin e flokëve.

Njësoj është interesant edhe për ditën edhe për natën, përkatësisht për argëtim gjatë natës, aq më parë nëse jeni me pushime në det.

Hala peshku të lakuara anash

Stilin e këtillë të flokëve më së lehti bëhet kur flokët ju janë të lagura, ndërsa ju nevojiten vetëm pak xhel dhe pak angazhim.

Halat e peshkut anash kokës u rrinë përfundimisht më së miri personave kaçurrelë, andaj nëse keni këtë tip flokësh, ndoshta më mirë është që t’i mbështillni para se t’i bëni bishtalec. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat