Gjestet e një mashkulli që tregojnë se vetëm po ju shfrytëzon

Life style

Gjestet e një mashkulli që tregojnë se vetëm po ju shfrytëzon

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 12:46
Ilustrim

Shumë femra, posaçërisht vajzat e reja, shpeshherë ndihen të pasigurta në lidhjet romantike.

Epo, ndonjëherë pritshmëritë e këqija janë të justifikueshme, por gjithashtu mundemi lehtë të dyshojmë në qëllimet apo ndjenjat e partnerit për shkak të pasigurive tona apo për shkak të ndonjë lidhje të keqe që e kemi pasur më herët.

Por, fatmirësisht ka disa shenja që ju ndihmojnë ta kuptoni nëse partnerit vërtet po i pëlqen apo nëse thjesht është duke ju shfrytëzuar.

Nuk ju bën të ndiheni e veçantë

Nëse ndiheni se nuk jeni ndryshe nga secila vajzë që e ka pasur më parë apo më ndryshe se miqtë e tij, atëherë vetëm është duke ju shfrytëzuar. Ai vazhdimisht mund t’ju krahasojë me tjerët apo të mos shfaq fare ndjenja. Dhe nëse ndiheni sikurse jeni një nga shumica, me siguri se ai nuk brengoset shumë për t’ju vlerësuar.

Vazhdimisht ndiheni fajtore

Nëse duket se nuk mund të bëni asgjë në mënyrë të duhur, duke filluar nga ballafaqimi me problemet në punë e deri te zgjedhja e ushqimeve në dyqan, atëherë keni kujdes.

Nëse ndiheni sikurse pavarësisht se çfarë bëni, ju nuk jeni e mjaftueshme dhe mund të bëni më mirë, atëherë është koha për t’u larguar nga lidhja.

Zhduket papritur herë pas here…

Bëni plane për të shkuar diku së bashku dhe papritmas i anulon ai të gjitha planet. Ose i nevojiten shumë orë për t’jua kthyer mesazhet. Po, ai mund të jetë i nxënë herë pas here, por vetëm një personit që ia ndien për ty gjen kohë të shoh se si jeni.

Ju manipulon emocionalisht

Ai jua din dobësitë dhe forcat dhe përpiqet t’ju manipulojë t’i bëni gjërat që ai dëshiron. Ky lloj i lidhjeve është i papranueshëm pavarësisht se çfarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat