Gjëja kryesore për volum të madh: Kështu përdoret drejt shkuma për flokë!

Life style

Gjëja kryesore për volum të madh: Kështu përdoret drejt shkuma për flokë!

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 06:17
Ilustrim

Rregullimi i flokëve të bujshëm është më i lehtë seç mendoni

Flokët me plot volum janë ëndërr e çdo femre. Për rezultat të tillë nuk ju është e nevojshme të shkoni te stilisti, flokët e bujshme mund t’i rregulloni edhe në shtëpinë tuaj.

Edhe pse shumicës së femrave asociacioni i parë në shkumë për flokë u është i paarritshëm, flokë të ngjitshme, dukje të lagësht, mirëpo pena për flokë është sekret i flokëve seksipile, plot volum.

Nëse edhe ju i keni këto asociacione, mbase nuk e keni përdorur shkumën në mënyrë të drejtë. Pasi që t’i lani flokët dhe t’i thani me peshqir, qitni shkumën duke u fokusuar në rrënjën e flokëve.

Qitja e shkumës në rrënjë të flokëve krijon volum dhe teksturë përkatëse. Pastaj, flokët patjetër thani me tharëse flokësh.

Më së miri është që t’i thani me brushë, mirëpo nëse me brushën nuk jeni të shkathëta, mund t’i përdorni edhe gishtat. Gjatë tharjes me dorë ngrini flokët nga rrënjët.

Kur t’i thani tërësisht flokët, spërkatni me shampo për larje të thatë. Edhe pse ky hap tingëllon çuditshëm, duke pasur parasysh që fjala është për flokët e sapolarë, shampoja për larje të thatë do t’ju japë edhe më shumë volum.

Veç kësaj, me ndihmën e shampos së thatë, më lehtë do t’u jepni formë flokëve. Pa marrë parasysh teksturën natyrale të flokëve tuaj, me ndihmën e shkumës dhe shampos për larje të thatë, më lehtë do ta arrini formën e dëshiruar të flokëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat