Si të veproni nëse e shihni një qen që ka ngecur në veturë të nxehtë

Life style

Si të veproni nëse e shihni një qen që ka ngecur në veturë të nxehtë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 12:46
ilustrim

Me temperaturat e larta që po mbizotërojnë së fundmi, është shumë e rëndësishme që pronarët e qenve të kujdesen për kafshët e tyre gjatë udhëtimeve apo shëtitjeve të ndryshme.

Në shtetet tjera janë të shumta rastet ku njerëzit e telefonojnë policinë për t’i paraqitur rastet kur njerëzit i lënë kafshët e tyre të ngujuara në vetura të nxehta.

Ekspertët e kafshëve rekomandojnë që të reagoni nëse hasni në një qen të vetmuar i cili ka ngecur në një veturë të nxehtë.

Sipas ekspertëve, kur është vetëm 22 gradë Celsius jashtë, temperatura e veturës mund të rritet deri në 47 gradë celsius brenda një ore.

Prandaj, ja si duhet të reagoni në raste të tilla:

Shikoni reagimet e qenit

Fillimisht duhet të shihni nëse qeni është duke shfaqur shenja të cilat tregojnë se është duke pasur problem me kontrollim të temperaturës së trupit.

Shenjat më të qarta përfshijnë gulçimin e rëndë, jargëzimin e tepërt, vjeljen ose përgjumjen.

Nëse besoni se qeni është në gjendje serioze të vuajtjes, atëherë menjëherë kërkoni ndihmë profesionale.

Kërkimi i ndihmës profesionale

Nëse e keni vërejtur se qeni është duke vuajtur brenda veturës së nxehtë, atëherë thirrni policinë dhe kështu policia mund të reagoj në mënyra të ndryshme.

Thyejeni veturën

Nëse vendosni ta thyeni veturën për ta shpëtuar një qen nga nxehtësia, atëherë keni parasysh se jeni të rrezikuar të gjobiteni nga policia, madje edhe mund të paditeni.

Dhurojani ndihmën e shpejtë

Fillimisht sigurohuni se qeni është vendosur në një vend të freskët dhe nën hije.

Pastaj, hidhni ujë qenit. Por, uji duhet të jetë i freskët dhe jo i ftohët.

Jepni qenit sasi të vogla të ujit për t’i pirë dhe vazhdoni ta freskoni me ujë ose letra të lagura derisa frymëmarrja e tij të ngadalësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat