Këshillat e psikologut amerikan për edukimin e duhur të fëmijëve

Life style

Këshillat e psikologut amerikan për edukimin e duhur të fëmijëve

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 07:48
Ilustrim

Provoni që t’i zbatoni këshillat e psikologut amerikan, Dr. Kevin Leman, i cili thekson që formula e artë fshihet në dhjetë fjali:

Jini gjithmonë konsekuent në sjelljen tuaj, që fëmija ta kuptojë që jeni serioz për atë që i flisni dhe bëni.

Gjithmonë plotësoni atë që keni premtuar se do ta bëni dhe kurrë mos hiqni dorë nga premtimi.

Në vend që të flisni shumë, mbyllni gojën, mendoni dhe përgjigjuni situatës, në vend që të reagoni vakët.

Gjithmonë numëroni deri në dhjetë kur hasni në problem dhe pyetni veten: Çfarë do të duhej të ndryshoja?

Kurrë mos i kërcënoni fëmijët, sepse kërcënimet rrallë i zbatojmë, prandaj fëmijët edhe nuk ju besojnë shumë.

Kurrë mos tregoni hidhërim para tyre, ndaj edhe nëse humbni durimin, kërkojini falje fëmijës dhe eventualisht për ofendimet e thëna.

Kurrë mos e qortoni.

Mos i zgjidhni problemet e tyre, ekzistojnë gjëra të cilat patjetër duhet t’i bëjnë vetë.

Mos shpresoni që sjellja e keqe do të zhduket, harrojeni këtë.

Mbani shprehje të çiltër të fytyrës, madje edhe kur dëshironi që ta qortoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat