10 këshilla për të pasur një gjoks të njomë

Life style

10 këshilla për të pasur një gjoks të njomë

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 09:32
Ilustrim

Disa gra janë të bekuara me gjinjtë që duken të njomë. Të tjerat, si unë, nuk janë aq me fat. Por ka disa gjëra që mund të kenë shtyrë gjinjtë e mi të varen, para kohës së tyre. Kam mësuar se, ndërsa unë nuk mund ta kontrolloj ADN-në time, mund të bëjë disa aktivitete që ngadalësojnë ose shpejtojnë procesin e pashmangshëm të plakjes së gjirit.

Këto 10 gjëra që duhen apo nuk duhen bërë do të ndihmojnë për të mbajtur gjinjtë të njomë:

Mos pini duhan.

Pirja e cigareve redukton rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenin në lëkurë. Duhani dëmton kolagjenin e lëkurës dhe elastinën, e cila çon në rrudhje të parakohshme dhe gjinjë të varur. Ajo mund të shtojë vite në trupin tuaj dhe në gjoksin tuaj. Unë piva të paktën një pako në ditë për 10 deri në 15 vjet.

Mos ndryshoni në peshë.

Mundohuni të mbani një peshë që është e përshtatshme për ju. Humbjet ekstreme të peshës e prishin elasticitetin e lëkurës, duke e lënë atë të lëngët dhe më pak të fortë. Ndonjëherë ju nuk mund të ndihmoni veten duke harxhuar para në produkte të shtrenjta, ashtu siç kam bërë gjatë tre shtatëzanive. Por edhe unë ndryshova shumë në peshë për disa dekada, pa asnjë arsye.

Mos qëndroni në diell pa krem mbrojtës.

Dielli i tepërt dëmton lëkurën, sidomos zonën delikate të qafës dhe dekoltesë. Lëkura bëhet më e hollë dhe përfundon me më shumë “çarje” se që bëhet gjatë, viteve. Nuk ka asnjë mënyrë për të ndryshuar dëmin e bërë, prandaj mos harroni të vishni një kapelë, të mbuloni pjesën rreth gjoksit dhe përdorni krem dielli.

Hani ushqimet e duhura.

Ajo që  konsumoni ndikon edhe në lëkurën tuaj. Disa ushqime shkaktojnë çarje, lëkurë të thatë apo të varur. Është më mirë të përqendrohemi në ushqime të freskëta, të plota, me ushqime të pasura me lëndë ushqyese dhe jo me pak nutrientë.

Mos pini shumë alkool.

Alkooli ndikon në tharjen e lëkurës dhe flokëve dhe mund të bëjë që gjoksi juaj të rëndohet dhe fryhet. Një apo disa pije dehëse shtojnë oreksin, gjë që nuk përshtatet me pikën nr 2.

Bëni aktivitet fizik.

Aktivitetet e rregullta fizike kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm. Por ju gjithashtu mund të hiqni nga përdorimi sytjenat dhe të bëni ushtrime të thjeshta për të ndërtuar muskujt në krahëror, shpatullat dhe mbrapa. Unë bëj ushtrime të thjeshta për të formësuar ato  zona ku kam problemeve, siç është pjesa e kraharorit.

Mbani trupin drejt.

Kujtojani vetes të qëndroni drejt. Supet e rrumbullakosura mund të bëjnë që gjinjtë të duken më të rëndë dhe të varur. Kjo është bërë edhe më e rëndësishme me kalimin e moshës. (Bëni ushtrime para një pasqyre dhe shpejt do të shihni një ndryshim në mënyrën se si duken gjinjtë tuaj.)

Mbani sytjena sportive.

Ato nuk do të ndalojnë varien e gjoksit dhe plakjen. Por sytjena sportive e duhur mund t’ju ndihmojë të bëni më shpejtë ushtrimet, dhe zvogëlon dhimbjen e gjoksit kur ushtroni. Investimi në sytjena të përditshme dhe përshtatshme gjithashtu do të përmirësojë pamjen. Sytjenat e duhura mund të përshtaten për rrobat tuaja. Çështja kryesore është të gjeni stilet dhe markat që plotësojnë kërkesat tuaja.

Vlerësoni dallimet.

Gratë mund të jenë në përmasa të ndryshme. Gjinjtë e juaj janë po aq unik sa ngjyra e syve, apo personaliteti.

Të jetojmë në të tashmen.

Unë nuk jam e sigurt nëse ishin gjenet e mia, ose vitet e cigareve, dieta, apo tre shtatzënitë e mia. Por gjinjtë e mi dukeshin shumë më të vjetër se pjesa tjetër e trupit, kur unë u bëra 40. Mënyra e vetme për të rinuar lëkurën time ishte me anë të kirurgjisë kozmetike. Tani, pothuajse një dekadë më vonë, gjinjtë e mi janë më të mëdhenjë dhe të lëshuar. Kam mësuar se është më mirë që unë t’i dua ashtu siç janë. Sepse nesër, ata do të duken akoma  më të vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat