4 këshilla nga Dalai Lama për të luftuar zilinë dhe larguar energjitë negative

Life style

4 këshilla nga Dalai Lama për të luftuar zilinë dhe larguar energjitë negative

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 14:41
Ilustrim

Nëse shpesh ndjeni energji negative dhe zili, këshillat e mëposhtme të Dalai Lamës do të jenë të duhurat për ju. Gjatë jetës së tij, udhëheqësi shpirtëror i murgjve tibetian na dha këshilla të vlefshme që mund të na ndihmojnë të largojmë energjitë negative.

Lërini të shkojnë. Është thelbësore që t’i lini ata njerëz që vijnë tek ju vetëm për të ndarë ankesat, problemet, historitë katastrofike, frikën dhe gjykimet për të tjerët. Nëse dikush kërkon një kazan plehrash, sigurohuni që nuk është në mendjen tuaj.

Mos u zemëroni. Nëse ndjeheni i rrethuar nga njerëz ziliqar, mos u jepni atyre kënaqësinë t’iu shohin të mërzitur. Ata janë të inatosur nga suksesi, lumturia dhe shëndeti juaj ose mënyra juaj e të qenit.

Nxisni paqen. Është shumë më mirë të bësh miq, të kuptoni njëri-tjetrin dhe të përpiqesh t’i shërbesh njerëzimit, në vend që të kritikosh dhe të shkatërrosh.

Të menduarit pozitivisht = me zemër të lumtur. Nëse mendja është e zënë me mendime pozitive, është e vështirë që trupi të sëmuret. Mendimet  pozitive kanë një funksion të vërtetë shërimi: provojeni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat