Fëmijët e lindur nga prindër më të vjetër janë më të sjellshëm dhe më pak agresivë

Life style

Fëmijët e lindur nga prindër më të vjetër janë më të sjellshëm dhe më pak agresivë

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 19:59
Ilustrim

Sipas një studimi të ri, fëmijët e lindur nga prindër më të vjetër sillen më mirë.

Përveç se sillen më mirë, hulumtuesit kanë zbuluar se fëmijët e tillë gjithashtu kanë tendenca të jenë më paqësorë.

Ky studim është bërë duke marrë parasysh se në shtetet e zhvilluara është trendi që çiftet ta bëjnë fëmijën e parë në vitet më të vona të jetës së tyre.

Hulumtuesit i kanë analizuar sjelljet e më shumë se 32,000 fëmijëve gjermanë të moshave 10 deri 12 vjet për të ardhur në këtë përfundim.

Ekspertët thonë se arsyet se përse fëmijët e prindërve më të vjetër janë më paqësorë dhe më të sjellshëm kanë të bëjnë me faktin se këta prind kanë më shumë të ardhura dhe janë më të edukuar.

Vlen të ceket se studimi është publikuar në revistën “Child Development”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat