Sjelljet me të cilat mund ta bëni një person të dashurohet me ju

Life style

Sjelljet me të cilat mund ta bëni një person të dashurohet me ju

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

A mund të bëni që dikush të bjerë në dashuri me ju? Shkenca thotë po. Një numër i madh studimesh që janë kryer provojnë se vërtet mund ta kontrollojmë dashurinë. Sepse në përgjithësi, ky është vetëm një emocion psikologjik si frika, gëzimi, mëshira dhe emocione të tjera që mund të rregullohen nëse mbikëqyren mirë.

Në fakt, dashuria nuk ka të bëjë me “fatin”. E gjitha është një bashkëpunim i mekanizmave biologjikë, kimikë dhe psikologjikë. Gjëja më e rëndësishme që duhet të kuptoni është se personi tjetër duhet të paktën të ketë ndjenja minimale për ju. Pastaj, do të jeni në gjendje t’i ktheni këto në ndjenja të vërteta, të thella, lehtësisht dhe shpejt.

Mos porosisni akullore në takimin e parë. Një studim ka zbuluar se kur jemi fizikisht të ngrohtë, ne kemi më shumë gjasa të jemi të mirë dhe miqësor me njerëzit e tjerë. Kjo gjë mund të jetë e dobishme, për shembull, gjatë takimit të parë kur është veçanërisht e rëndësishme për të fituar besimin e personit. Pra, mbani mend këtë dhe sigurohuni që në të ardhmen të zgjidhni vetëm vende të ngrohta, ushqime dhe pije në mënyrë që çdo takim që keni (si romantike ashtu edhe me biznesin) të shkojë mirë.

Mbani kontaktin sy më sy. Çiftet që janë shumë të dashuruar shikojnë njëri-tjetrin 75% të kohës gjatë një bisede. Në një bisedë normale njerëzit shikojnë njëri-tjetrin nga 30% në 60% të kohës. Kur shikoni dikë për një kohë të gjatë dhe e bëni shpesh, ju mashtroni mendjen e personit, sepse ai kupton se çfarë është “vështrimi i dashurisë”.

Tregojini diçka të sikletshme për veten. Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët e Harvard Business School, 79% e subjekteve preferonin të ishin njerëz të hapur dhe të sinqertë gjatë takimeve të para. Ata nuk fshihnin asgjë, madje edhe kur erdhi puna tek zakonet, shijet, situatat e çuditshme që u ndodhën atyre, madje edhe tipare negative të karakterit.

Mos bëj asgjë. Lëre të bëjë diçka për ty. Kur dikush bën diçka për ne, na pëlqen shumë. Por ka të bëjë me emocione të ndryshme dhe jo të gjitha janë shumë pozitive. Ne kryesisht ndjehemi sikur i detyrohemi këtij personi dhe ne duhet t’i paguajmë ata. Gjërat janë edhe më të vështira kur ky është dikush që nuk na pëlqen vërtet. Pra, duhet ta mbajmë në mend këtë efekt psikologjik.

Krijo një kod komunikimi. Kjo ka të bëjë me shakatë, fjalë të veçanta dhe gjeste unike që ndodhin mes njerëzve kur gjejnë terren të përbashkët dhe bëhen vërtet të afërt. Ndoshta ju pëlqeni të njëjtin film, komedi, këngë, libër, apo edhe meme. Mos i injoroni këto gjëra të vogla.

Madhësia e bebeve të syrit ka shumë rëndësi. Në një studim të viteve ’60 dhe ’70, shkencëtarët kanë hulumtuar lidhjen midis madhësisë së bebeve të syrit dhe atraktivitetit të një personi. Ata i treguan burrave 2 fotografi të së njëjtës grua. Fotot ishin identike me përjashtim të një detaji të vogël – në një nga fotot, bebet e syrit ishin më të mëdha. Si rezultat, meshkujt e pëlqyen foton e redaktuar edhe pse askush nuk vuri re ndryshimin në sy. Natyrisht, ju nuk mund ta ndryshoni madhësinë e bebes së syrit, por mund t’i bëni kushtet e duhura, për shembull, ta ndizni dritën. Përdorni qirinj në vend të dritave të rregullta. Ose planifikoni të shkoni në një restorant që është i famshëm për atmosferën e saj relaksuese.

I qëndroni afër dhe më pas distancohuni disi që t’iu ndiejë mungesën. Në mënyrë që të njihni njëri-tjetrin më mirë, dhe të ndërtoni një lidhje sa më të fortë, ju duhet të kaloni ca kohë së bashku. Por pas disa takimeve psikologët rekomandojnë që të mbani pak distancë për të parë efektin te personi tjetër.

Thoni diçka pozitive. Ju mund të “hyni” në trurin e dikujt tjetër duke përsëritur të njëjtat mendime pa pushim. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të zgjidhni me kujdes fjalët kur komunikoni me njerëz që janë shumë të rëndësishëm për ju.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat