E dinit? Temperaturat ndikojnë në rendimentin e punës

Life style

E dinit? Temperaturat ndikojnë në rendimentin e punës

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 06:43
Ilustrim

Gratë janë më produktive kur temperaturat janë të larta. Sipas një studimi të kryer në Gjermani, rezulton se i ftohti ndikon negativisht në aftësitë konjitive dhe rrjedhimisht në performancën në punë.

Ndërkohë që e kundërta ndodh me meshkujt, të cilët rendimentin më të lartë e kanë në stinët me temperatura të ulëta.

Rezultatet e kërkimit vënë në dukje diferencat që ekzistojnë mes dy gjinive dhe theksohet se femrat ishin produktive më tepër në temperaturat e ngrohta, deri në 32 gradë celcius dhe e kundërta për meshkujt.

Por temperatura nuk ka impakt thonë ekspertët mbi kapacitetin logjik, gjë që i hap rrugën studimeve të mëtejshme.

Ky është studimi i parë i mirëfilltë që i kushtohet ndikimit të temperaturës dhe deri tani ekspertët thonë se në zyrë për të pasur rezultate më të larta nga të dy gjinitë, temperatura duhet të jetë 22 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat