Vogue ka vendosur: Ky është fustani më i popullarizuar për verë

Life style

Vogue ka vendosur: Ky është fustani më i popullarizuar për verë

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 09:38
Ilustrim

Vogue britanik ka vendosur – për fustanin më të popullarizuar të këtij sezoni veror ka zgjedhur modelin deri nën gju me nënshkrimin e shtëpisë daneze të modës Ganni

Fustanin mbresëlënës ngjyrë neoni të mjeshtrit danez të stilit energjik dhe jokonvencional, e kanë përshkruar në Vogue dhe kanë shtuar madje që gjashtë dama të cilat punojnë në revistën e famshme të modës e kanë këtë fustan, ndërkaq secila ka stilin specifik të veshjes.

Fustani i sipërpërmendur punohet nga përzierja e pambukut dhe poliesterit, nuk zhubravitet dhe është jashtëzakonisht i këndshëm dhe i rehatshëm për bartje.

Gjoja do të duhej t’u rrijë mirë femrave të çfarëdo vije trupore apo peshe, falë materialit elastik dhe modelit të përshtatshëm.

– Për dikë, siç jam unë, që ka gjoks të madh dhe aspak dëshirë për të ekspozuar këmbët, ky është opsioni i dëshiruar, thotë Naomi Pike, redaktore e Miss Vogue.

Falë materialit nga i cili është punuar mund ta mbështjellësh dhe ta fusësh në çantë dhe pastaj në shpejtësi ta nxjerrës dhe menjëherë ta veshësh.

– E kam bartur në plazh me sandale dhe në mbrëmje me çantë diskoje.

Fustani lahet në rrobalarëse në 30 gradë dhe nuk duhet ta hekurosësh. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat