Nëse nuk e përkëdhelni fëmijën, ju i mësoni atij vlerën e lodhjes

Life style

Nëse nuk e përkëdhelni fëmijën, ju i mësoni atij vlerën e lodhjes

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Edukimi i fëmijëve është gjëja më komplekse dhe delikate për një prind, por nëse i trajton ata me dashuri dhe vëmendje, ai do t’i shndërrojë fëmijët e sotëm në burra të mëdhenj të së nesërmes. Një nga gjërat që prindërit duhet të mësojnë të bëjnë është t’u mësojnë fëmijëve të tyre vlerën e gjërave dhe përpjekjen për t’i marrë ato. Në këtë kuptim, përkëdhelja e tepërt e një fëmije mund të ishte e dëmshme për rritjen e tij.

Në një shoqëri ku koha është gjithnjë e më e rrallë, shumë nëna, të përfshira nga ndjenja e fajit për ato pak çaste të kaluara me fëmijët e tyre, për të mbushur mungesën i lejojnë fëmijët të bëjnë gjëra që nuk duhen. Këtu, në mënyrë të pashmangshme, ndodh që këta fëmijë të jenë të përkëdhelur dhe kryesisht u plotësohet çdo kërkesë.

Por dashuria në një marrëdhënie prind-fëmijë nuk mund të matet nga prania e objekteve materiale dhe lodrave. Tejkalimi i mungesës fizike të një prindi me një qëndrim materialist do të rrezikonte të dëmtonte fëmijët dhe të krijonte një pamje të shtrembëruar të realitetit.

Përkundrazi, do të duhet t’u mësoni të vegjëlve vlerën e lodhjes, bukurinë e pushtimit të gjërave. Kjo do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë potencialin e tyre: sigurinë dhe forcën për të përballuar jetën dhe të gjitha vështirësitë e saj. T’i mësoni fëmijët tuaj se duhet të punojnë shumë për të marrë diçka, kjo gjë qetëson karakterin e tyre, i bënë ata punëtor, të përkushtuar dhe të ndershëm. Për më tepër, ata gjithmonë do të jenë në gjendje të mbështeten në respektin për veten dhe të tjerët.

Lodhja do t’i mësojë fëmijët tuaj të jenë të fortë dhe krenarë përballë çdo fatkeqësie në jetë. Ata do të bëhen njerëz të veçantë një ditë, në gjendje të pushtojnë dhe ndryshojnë botën, dhe merita do të jetë vetëm e juaja. Si prindër, duhet të mësoni të thoni jo: fëmijët tuaj do të duhet të njihen me realitetin, madje edhe atë më të vështirë. Të përkëdhelësh fëmijët, vetëm do të rrezikosh ta bësh botën edhe më të vështirë. Në këtë kuptim edukimi i fëmijëve nënkupton t’i shtyni ata në xhungël për t’i bërë ata luanë shumë të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat