Shtatë gjërat që duhet të bësh pasi ke bërë seks

Life style

Shtatë gjërat që duhet të bësh pasi ke bërë seks

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Shpesh pyesim veten se cila është gjëja e duhur për të bërë apo çfarë duhet të shmangim menjëherë pas seksit. Pavarësisht nëse janë marrëdhënie të rastësishme apo histori me burrin tuaj, është thelbësore të ndiqni hapa të caktuar menjëherë pas “qejfit” nën çarçafë. Kurioz për të zbuluar se çfarë duhet të bëni pas seksit? Sipas një trajneri seksi dhe përfaqësuesi të Shoqatës Amerikane të Shëndetit, Sunny Rodgers, ka kryesisht shtatë gjëra për të bërë pasi keni kryer marrëdhënie seksuale.

Ja cilat janë!

Drejt e në banjë! Sa herë ju ndodh që duhet të zhvisheni menjëherë pas seksit? Në të vërtetë është një domosdoshmëri e madhe dhe nëse ndodh është plotësisht fiziologjike. Në fakt, sipas trajnerit të seksit, është hapi i parë që duhet bërë pas seksit sepse ndihmon në eliminimin e baktereve dhe toksinave. Natyrisht përdorimi i një sapuni delikat, të butë dhe uji i ngrohtë janë zgjidhja ideale.

Pini ujë. Pasi të keni freskuar organet gjenitale, është e rëndësishme të pini të paktën një çerek litri ujë sepse ndihmon në hidratimin dhe mbajtjen e niveleve të energjisë tonë të lartë.

Ushqimi. Gjatë një marrëdhënieje, kaloritë digjen dhe rrahjet e zemrës janë rritur, kështu që rekomandohet të keni një vakt të vogël pas seksit. Dhe, më pas, sa bukur është të ulesh në shtrat duke ngrënë diçka të shijshme me personin me të cilin sapo ke bërë seks?

Vishni mbathje pambuku. Pambuku, sipas trajnerit, është ideal për t’i bërë organet gjenitale të marrin frymë. Duke qenë një fibër natyrale është hipoalergjike, absorbuese dhe nuk irriton zonat e ndjeshme.

Qeshni së bashku. Pak humor nuk duhet të mungojë asnjëherë në çift, sidomos pasi shkoni në shtrat së bashku. Të flasësh për gjëra qesharake, të thuash shaka, të bësh pak humor janë gjëra thelbësore që nuk duhen humbur!

Pak përkëdhelje...Rregulli që shumica e njerëzve, veçanërisht burrat, shmangin plotëisht dhe është kaq e gabuar. Pas marrëdhënieve seksuale është vërtetë e rëndësishme të vazhdoni të keni kontakte fizike me pak përkëdhelje!

Një kompliment i këndshëm! Nëse seksi pëlqehet, pse të mos e komplimentoni? Kjo është arsyeja pse është për tu përfshirë në gjërat që duhet të bëni pasi të bëni dashuri!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat