Gjithnjë e më pak njerëz inteligjentë: Shkenca gjen shkaktarin

Life style

Gjithnjë e më pak njerëz inteligjentë: Shkenca gjen shkaktarin

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 21:22
Ilustrim

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ajrit të ndotur mund të lidhet me aftësinë njohëse, sugjerojnë studimet e reja.

Shkencëtarët besojnë se ndikimi i dëmshëm rritet me moshën, dhe substancat e dëmshme ndikojnë më shumë te burrat me arsim të ulët.

Studiuesit amerikanë dhe kinezë gjurmuan 20.000 njerëz në Kinë për katër vjet, transmeton KosovaPress.

Ata besojnë se rezultatet e studimit janë të rëndësishme për të gjithë botën - 80 për qind e popullatës në botë merr ajër me një përqindje të lartë të grimcave të dëmshme.

Studimi, i cili përfshinte studiues në Universitetin e Pekinit dhe Yale në SHBA, ekzaminoi nivelet e dyoksidit të squfurit, dyoksidit të azotit dhe grimcave më të vogla se 10 mikro-centimetra në diametër, në vendet ku banonin subjektet.

Studimi nuk adresoi nivelet e monoksidit të karbonit, ozonit dhe grimcave më të mëdha.    

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, ndotja e ajrit është vrasësi i padukshëm - vlerësohet se shtatë milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak të ndotjes.

Ndotja e ajrit rrit edhe rrezikun nga zhvillimi i sëmundjes Alzheimer dhe formave tjera të demencës, pohojnë studiuesit.

Në hulumtim morën pjesë pjesëtarët e dy gjinive, ndërsa personat më të ri ishin të moshës 10-vjeç.

Studimi u krye ndërmjet viteve 2010 dhe 2014, dhe përfshinte 24 pyetje nga matematika dhe 34 pyetje për njohjen e botës.

Edhe rezultatet e mëhershme kanë treguar se ndotja ndikon negativisht në aftësitë njohëse.

Konsiderohet se shumë ndotës ndikojnë direkt në sistemin kimik të trurit në mënyra të ndryshme, duke rritur rrezikun nga sëmundja e depresionit.

Ndotja e ajrit ishte shkaktari i vdekjes së 4.2 milionë njerëzve në vitin  2016.

91 për qind e popullsisë jeton në vende ku indeksi i kualitetit të ajrit është më i lartë sesa rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

14 qytete në Indi ndodhen në mesin e 20 qyteteve më të ndotura në botë dhe 9 ndër 10 vetë në botë marrin frymë në ajër të ndotur.

Një nga arsyet që hulumtimi ka treguar se burrat e moshuar pa një diplomë kolegji janë më të ekspozuar ndaj ndotjes është pasi ata punojnë jashtë.

Autorët vunë në dukje se në 98 për qind të qyteteve me më shumë se 100.000 banorë, niveli i ndotjes së ajrit është më i lartë sesa përcaktohet nga Organizata Botërore e Shëndetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat