Partnerët idealë të Luanit, 'kushtet' që duhet të duhet të plotësojnë

Life style

Partnerët idealë të Luanit, 'kushtet' që duhet të duhet të plotësojnë

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 06:18
Ilustrim

Mashkulli ideal për femrën e Luanit: Duke qenë besnike nga natyra, femra e Luanit ka nevojë për një mik të cilin mund ta çmojë dhe ta admirojë në mënyrë të pakushtëzuar edhe për cilësitë e tij morale. Mashkulli ideal për këtë femër duhet të mbajë parasysh se sa pak e prirur është ajo për të pranuar sidomos në dashuri çdo formë kompromisi që e zhgënjen dhe e trishton. Nga mashkulli i saj, kjo femër pret përkrahje, zemërgjerësi dhe marrëdhënie të ngrohta seksuale, por dhe shumë respekt që të ndihet më e lirë. Pa dyshim, ajo është e gatshme t’i pranojë dobësitë e burrit që dashuron, por nuk pranon kurrë shpirtvogëlsinë.

Femra ideale për mashkullin e Luanit: Këtij mashkulli i duhet një mike me shije të holla, asnjëherë vulgare, një grua e kultivuar, inteligjente, me të cilën ai mund të krenohet në shoqëri dhe me miqtë. Duke qenë xheloz, ai kërkon një partnere besnike. Mashkulli i Luanit është ai që e duron më pak xhelozinë, me të gjitha rrjedhojat e saj (ndonëse vetë është tip që kërkon të sundojë të tjerët). Në këto marrëdhënie ai është i përgjegjshëm, zemërgjerë, përkrahës e mjaft i gjendshëm. 

Jeni edhe ju kështu?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat