Është gabim t’iu bërtitni fëmijëve për nota të ulëta – më mirë aplikoni këto metoda

Life style

Është gabim t’iu bërtitni fëmijëve për nota të ulëta – më mirë aplikoni këto metoda

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 18:17
Ilustrim

Prindërit gjithmonë duhet të gjejnë mënyra për t’i ndihmuar fëmijët të jenë të suksesshëm në shkollë.

Megjithatë, nota e keqe nuk është diçka që duhet të merret me shumë seriozisht dhe ekspertët thonë se nëse iu bërtitni dhe i turpëroni fëmijët për këtë, atëherë ju vetëm sa do t’i dëmtoni ata më shumë në periudhë afatgjate.

Ekspertët i kanë përmendur disa prej dëmeve që mund të shkaktohen nëse iu bërtitni fëmijëve për shkak të notave:

– Bërtitja nuk i adreson problemet aktuale që fëmija është duke i pasur në shkollë

– Rrezikoni ta frustroni fëmijën dhe ai/ajo herën tjetër nuk ndihet i sigurt të kërkoj ndihmë në shtëpi

– Bërtitja ka efekte negative edhe në notat e ardhshme të fëmijës

– E turpëroni fëmijën

Në vend të bërtitjes dhe qortimit, ju mund të provoni metoda tjera për t’i ndihmuar fëmijës.

Disa prej metodave tjera që mund t’i aplikoni janë:

– Jepni fëmijës hapësirë të përshtatshme për të mësuar

– Formoni rutina pas shkollës për t’i kryer detyrat

– Përcilleni progresin e fëmijës

– Mbani mend se shpërblimet janë më të mira se kërcënimet. Më mirë t’i premtoni një shpërblim fëmijës për nota të mira sesa ta kërcënoni për nota të këqija

– Zhvilloni shprehi të mira të leximit

– Mbani mend se edhe fëmijët kanë nevojë për pushim

– Komunikoni me fëmijën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat