A e keni ditur se kjo është pozita më e mirë për të fjetur?

Life style

A e keni ditur se kjo është pozita më e mirë për të fjetur?

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Sipas ekspertëve, pozita më e mirë për të fjetur është në shpinë! Pavarësisht faktit se kjo është pozita më së paku e përhapur, për shkak se sipas hulumtimeve vetëm 8% e njerëzve flejnë në këtë pozicion.

Kjo pozitë e mundëson që koka, qafa dhe shtylla kurrizore të pushojnë në pozita neutrale. Kjo do të thotë se shtypja në këto regjione do të jetë e balancuar, dhe nuk do të fokusohet vetëm në një regjion. Kjo pozitë gjithashtu nuk shkakton dhimbje të qafës apo shtyllës kurrizore.

Krahas këtij efekti pozitiv, ky pozicion është shumë i mirë edhe për njerëzit që përjetojnë probleme me lukthin dhe aciditetin. Me anë të këtij pozicioni lukthi dhe ezofagu janë të pozicionuar në mënyrën e duhur dhe ju nuk do të keni probleme me sistemin tretës gjatë natës.

Sipas ekspertëve kjo pozitë nuk rekomandohet pë njerëzit, që vuajnë nga apnea ppër shkak se gjuha mund të bllokojë organet e frymëmarrjes dhe kështu do të iu shfaqen probleme.

Disa pozita të tjera që janë të mira për të fjetur duke mundësuar një gjumë të rehatshëm dhe kualitativ janë: fjetja në krahun e djathtë, në pozitës e fetusit dhe në bark.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat