Çfarë fshihet në mendjen e burrave?

Life style

Çfarë fshihet në mendjen e burrave?

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 22:40
Ilustrim

Për burrat, seksi dhe dashuria janë dy gjëra të ndryshme – ky është stereotipi më i madh i kohës sonë. Por rezultati i një hulumtimi mbi seksualitetin mashkullor zbulon fantazitë, ndjenjat, besnikërinë dhe masturbimin.

Burrat janë egoistë, dominues, sipërfaqësorë, pak të ndjeshëm, mashkullorë, fëminorë dhe të heshtur. Ata ndahen qartë midis seksit dhe dashurisë, dhe midis dy dyshimeve, më shumë interes kanë për të parën.

Një libër i kohëve të fundit i botuar në Francë përpiqet të shpjegojë gjithçka. Libri titullohet ‘Les hommes, le sexe et l’amour’ (Burrat, seksi dhe dashuria) me autor psikiatrin, seksologun dhe antropologun Philippe Brenot. Autori në librin e tij zbulon fakte të nxjerra nga 2153 burra heteroseksualë që jetojnë në çift, me moshë mesatare 43 vjeç dhe që i janë përgjigjur një pyetësori prej njëqind pyetjesh.

Komunikimi

“Burrat nuk flasin vullnetarisht për intimitetin e tyre” – thotë Brenot. Është e vërtetë dhe mbetet e vërtetë që për burrë, seksi është diçka që bëhet, jo që thuhet. Megjithatë, 70 për qind, deri 78 qind, thonë se kanë folur për dëshirat dhe pritjet e tyre seksuale me partnerin e tyre. Tani pyetja lind, a ka ndonjë problem, nëse duhet të komunikohet mes partnerëve? E vetmja siguri që kanë burrat, është se ata besojnë se gratë kanë shpresa më të mëdha sentimentale sesa seksuale, prandaj duan ëmbëlsi, inkurajim, kujdes, mbrojtje apo romancë. Nëse përkujdesi është i tepruar, e kundërta ndodh në seks. Psikiatri francez ka zbuluar se ëmbëlsia është rruga kryesore që të çon drejt seksit, duke i treguar partneres se ata janë ndryshe nga të tjerët që duan vetëm seksin, ata ja arrijnë qëllimit.

Seksi vs dashuria

Për burrat, seksi dhe dashuria janë dy gjëra të ndryshme. Mos ju duket surprizë. Miti më i madh për seksualitetin mashkullor duket se po lëkundet. 92 për qind thonë se janë në dashuri me partnerin e tyre, ndërsa 52 për qind thonë se seksi dhe dashuria janë të lidhura. 54 për qind e të anketuarve e raportojnë çiftin si vlerën e parë në jetën e tyre, para familjes me 31 për qind, puna me 11. Po penetrimi? Ai është përshkruar në mënyra të ndryshme si një bashkim, martesë, ndjenjë dhe simbiozë me partnerët, afërsi cerebrale. Një raport seksual vërtet i suksesshëm sipas tyre ndodh, kur momenti i intimitetit është i përbashkët dhe këtë e pranojnë 60 përqind e meshkujve.

Çështja kryesore është se ka ardhur koha për të thënë misteret e seksualitetit dhe dëshirave femërore, por duke i besuar burrave. Brenot thekson se duke i dëgjuar ata, por edhe histori që thonë me njëri-tjetrin, ata kanë nevojë të tregojnë me hollësi gjithçka, pra eksperiencat e tyre. Ky studim tregon se ata flasin nga paraqitja e penisit të tyre, ku 71 për qind e konsiderojnë atë të përsosur, e deri tek temat mbi pozicionet e seksit apo vendet ku “gjuajnë’ zakonisht. Duke krahasuar idetë e tyre të përbashkëta, duke se metamorfoza mashkullore vijon ende të jetë në zhvillim e sipër, madje me shumë surpriza.

Masturbimi

Masturbimi është një çështje për fëmijët, por ja që edhe në moshë madhore, shërben për të kompensuar mungesën. Pra, e themi njëherë e përgjithmonë: meshkujt e rritur, me një jetë të qëndrueshme në çift, masturbojnë. Kjo është e vërteta e pranuar nga 87 për qind e të anketuarve: gjysma masturbohen të paktën dy herë në javë. Ata e bëjnë atë sidomos në shtrat, në dush, në banjë apo në divan në dhomën e ndenjes para televizorit. Është diçka e shpejtë: zgjat dy deri në pesë minuta. Por, mbështetja tek imazhet pornografike është zgjidhje për 80 për qind të rasteve, duke konfirmuar se stimulohen nga pornografia.

Parapërgatitja

Nëse ka një ide që feminizmi arriti të ndihmojë fazën parapërgatitore, kjo është e vërtetë. Lojërat seksuale përgatitore janë shumë të rëndësishme për 56 përqind të intervistuarve, që pranojnë se i vënë ato në praktikë vetëm me gratë e tyre. Për të rinjtë, ky është fakt i rëndësishëm, sepse ata e konsiderojnë si një mundësi të rëndësishme për eksitim të përbashkët. Ka nga ata që e mendojnë jo lojë seksuale, por psikologjije, duke ju referuar atmosferës. Fakti më serioz është se 57 përqind kanë frikë të se mos e zhgënjejnë partnerin seksualisht.

Pakënaqësi

E besoni apo jo, por burrat kanë nevojë për më shumë seks se gratë. Por kur hyjnë në mes pakënaqësitë, ky është terren i minuar. Rreth 63 përqind e të intervistuarve deklaruan të pamjaftueshme frekuencën e marrëdhënieve seksuale në çift, që arrin edhe 8 herë në muaj. Përveç kësaj, 38 për qind nuk ndihen të lirë për të bërë atë që duan me partnerin e tij, 70 për qind nuk kanë ndjenjën e marrjes së iniciativës. Pozicionet e preferuara: në radhë të parë nga pras, në vend të fundit, ai tradicional, pra i misionarit. Situata është thuajse komike, kur tregon pozicionin në marrëdhënien e fundit. Sigurisht që ka një lajm pozitiv për respektimin e kohës dhe disponueshmërinë e grave. Por nga ana tjetër, raporton Brenot, perceptimi i frekuencës së pamjaftueshme seksuale është i ndotur nga ideja dhe stereotipi i burrave që duan gjithmonë seks.

Bukuria femërore

Burrat duan vetëm vajza të bukura dhe të reja, e besoni? Pamja është arsyeja kryesore mashkullore për eksitim. Një trup i bukur, një fytyrë harmonike janë shenja që zgjojnë dëshirën mashkullore. 58 për qind mendojnë se për të dëshiruar një grua, bukuria është e rëndësishme. Por 40 për qind deklaron se bukuria nuk ka rëndësi, krahasuar me ndjenjat. 40 për qind thonë se shtimi në peshë i partnerit nuk do të ndikonte në interesin seksual. Shkurtimisht, jemi gjithnjë duke u përpjekur të jemi obsesivë ndaj elegancës dhe mosha të reja.

Atësia

Shtatzënia e partnerit dhe ardhja e një fëmije ndryshojnë dëshirën e njeriut? Nuk është e vërtetë. 53 për qind e burrave nuk kanë pësuar ndonjë modifikim të dëshirës gjatë shtatzënisë së partnerit. Pastaj, ka edhe 55 për qind, që e konsiderojnë fëmijën si një pengesë të mundshme për çiftin. Për shkak se nuk është e lehtë të lëvizin nga një intimitet intensiv seksual, ata duan të gjejnë një balancë të re të imponuar nga prania dhe kërkesat e fëmijës.

Besnikëria

Burrat janë në thelb jobesnik! Gjithsesi, besnikëria është një vlerë e rëndësishme për 80 për qind e të anketuarve. Pyetja: a keni tashmë një marrëdhënie jashtëmartesore? Po, ju përgjigjën 40 për qind. Në të vërtetë, ata besojnë duhet tolerancë: 62 për qind thonë se do ta falnin partnerin e tyre në rast tradhëtie.

Fantazitë

Fantazia mashkullore e përsosur për një burrë e cini cila është: të bëjë dashuri me dy gra. Epo, kjo nuk është çud, por e vërtetë. Një nga fantazitë seksuale mashkullore është treshja, dhe klasikja e klasikëve është: dy gra dhe një burrë. Në përgjithësi, katalogu është plot me ndryshime: ka edhe dy gra, dy burra, apo dy burra, një grua, deri në orgji. Ka një rrijte të dukshme të seksit anal, i cili po kthehet në shumë popullor, deri tek fantazitë sadoma-zokiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat