Mbajtja e kafshëve në zyre e zvogëlon stresin dhe e rritë produktivitetin

Life style

Mbajtja e kafshëve në zyre e zvogëlon stresin dhe e rritë produktivitetin

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Kafshët shtëpiake veçse njihen se i bëjnë pronarët e tyre më të lumtur.

Koha e vetme kur pronari e kafsha ndahen është kur pronari duhet të shkojë në punë.

Sidoqoftë, shumë kompani tani janë duke e kuptuar se sa të rëndësishëm janë kafshët për lumturinë e punëtorëve.

Përgjatë dekadës së fundit, kompanitë kanë filluar t’i hapin dyert e zyrave për kafshët shtëpiake të punëtorëve – ide e cila ka sjell rezultate të shkëlqyeshme.

Ekspertët e kanë analizuar këtë veprim dhe kanë konstatuar se mbajtja e kafshëve në zyre faktikisht e redukton stresin duke i zvogëluar nivelet e kortizolit – hormoni i stresit.

Gjithashtu, ndryshe nga ç’mund të mendoni, shpërqendrimet e vogla në zyre nga kafsha jua rrisin disponimin, gjë e cila ju inkurajon të performoni në nivele optimale dhe rrjedhimisht e rritë produktivitetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat