Nëse gjithmonë përpiqeni të shpëtoni të tjerët, në fund ju humbni veten

Life style

Nëse gjithmonë përpiqeni të shpëtoni të tjerët, në fund ju humbni veten

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Thuhet se armiku i vërtetë i një personi është vetvetja, sepse ti me karakterin tënd të mirë tërheq tipin e gabuar, por mbi të gjitha je ai që, me gjithë sugjerimet e marra, vazhdon në atë marrëdhënie të sëmurë me bindjen se me dashuri mund të tejkalohet gjithçka.

Ndoshta është shembulli i prindërve tuaj që e kanë dashur njëri-tjetrin për një jetë të tërë, pavarësisht gjithçkaje ju kanë bindur që kur vërtet doni, atëherë gjithçka tjetër kthehet e shumëfishuar. Por nga ana tjetër ju është dashur të rriteni dhe të përballeni me realitetin e trishtuar që jo të gjithë kanë zemrën tuaj. Jo të gjithë janë të përkushtuar të rregullojnë gjërat kur prishen. Jo të gjithë janë atje për të biseduar dhe për t’u përballur me njëri-tjetrin për të kuptuar me të vërtetë njëri-tjetrin.

Duhej të mësonit se bota e sotme është një botë egoiste, që nëse nuk jeni gjithmonë të përsosur, askush nuk kujdeset për karakterin tuaj të mirë. Ju është dashur të mësoni se nëse i jepni shumë personit të gabuar, në fund për atë person nuk keni bërë kurrë asgjë.

Të bësh shumë dhe me zemër është e gabuar. Është e gabuar të kënaqesh në qoshet më të brendshme të shpirtit të dikujt kur personi para jush nuk bën të njëjtën gjë dhe e dinit këtë, por keni dashur të besoni në të dhe të besoni me gjithë zemrën tuaj nuk do t’ju shpëtojë nga fundi i pashmangshëm që pason një histori të sëmurë. 

Ndoshta diku është dikush që meriton gjithë vëmendjen tuaj dhe mbase një ditë ju do ta njihni atë mes një mijë fytyrave të gabuara dhe përkundër të gjitha fantazmave që mbani brenda. Vizioni juaj do të jetë pak i mjegullt, sepse është e vështirë të shihni gjëra të bukura pasi të keni parë kaq shumë shëmti në botë, por zemra juaj do ta njohë atë. Thjesht mos ndaloni së besuari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat