Femra, hapni sytë: Nëse partneri i thotë këto katër fjali, është duke menduar t’ju tradhtojë! - Bota Sot
Femra, hapni sytë: Nëse partneri i thotë këto katër fjali, është duke menduar t’ju tradhtojë!

Life style

Femra, hapni sytë: Nëse partneri i thotë këto katër fjali, është duke menduar t’ju tradhtojë!

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Tradhtia është një ndër gjërave më të vështira dhe më të dhembshme në sytë e shumicës kur është fjala për martesën

Thënia e këtyre fjalive mund të jetë sinjal që lidhja ju është bërë e paqëndrueshme dhe që partneri mund t’ju zëvendësojë me tjetrën në krevat.

Kam ndjenjën që më nuk më vlerëson

Nëse partneri juaj shpesh e thotë këtë fjali, ai me siguri është ftohur pak nga ju, sepse ndihet i lënë pas dore dhe nuk është i lumtur si më parë. Natyrisht, kjo nuk do të thotë menjëherë që së shpejti do t’ju tradhtojë, mirëpo mund të paralajmërojë që është duke menduar për këtë.

Pra, nëse njëri nga partnerët ndihet jo mjaft i vlerësuar, mund të ndodhë që t’ju zëvendësojë me tjetrën në krevat. Nëse inicioni këtë temë, shikoni që haptas të bisedoni dhe bashkërisht të ndërmerrni diçka në mënyrë që situata të përmirësohet.

Më fal që nuk t’iu përgjigja porosisë suaj

Nëse vëreni që i dashuri juaj pa paralajmërim vendos të mos ju përgjigjet, është e mundshme që më nuk ju vlerëson. Madje edhe nëse është tepër i zënë me punë – kohë për t’iu përgjigjur porosisë suaj gjithmonë mund të gjejë.

Bisedoni me mirësjellje me të në mënyrë që të zbuloni përse ka filluar të veprojë kështu.

Në punë ishte çdo gjë në rregull

Nuk është fjala për kuptimin e kësaj fjalie, por për përgjigje të shkurtër.

Derisa më parë hollësisht ka biseduar për atë se si e ka kaluar ditën dhe ju ka treguar ngjarje të ndryshme, përgjigjja e shkurtër dhe e papritur dhe jo e plotë tregon që lidhja juaj është e rrezikuar. Prandaj, është koha që të uleni dhe të bisedoni me të.

Eja të provojnë diç të re në krevat

Kuptoni seriozisht dëshirat e tij dhe provoni – natyrisht, vetëm nëse pajtohen me propozimin e tij. Kështu bashkërisht do ta zgjidhni problemin, sërish do të “ndizni zjarrin” e lidhjes suaj, andaj nuk do të detyroheni të kërkoni satisfaksion në ndonjë vend tjetër.

Nëse partneri nuk dëshiron të bëni plane afatgjata, do të mund të jetë shenjë që nuk është i sigurt se çfarë do të ndodhë pas disa muajsh, por që është koha e fundit për të biseduar në mënyrë që të zbuloni se a keni qëllime të njëjta për të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...