Kjo është arsyeja që e mbanë të fortë shoqërinë mes burrave

Life style

Kjo është arsyeja që e mbanë të fortë shoqërinë mes burrave

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Takimi për nga një gotë birrë, është esenciale për burrat që ta mbajnë shoqërinë e tyre, ndërsa gratë gjithsesi që takohen më shpesh me miket e tyre, thotë një shkencëtar.

Robin Dunbar, një biolog i evolucionit në Universitetin e Oksfordit, thotë se ka analizuar sjelljet e një grupi prej 30-të vetash në faza tranzicioni që nga fëmijëria e tyre e deri në moshën madhore duke i observuar lidhjet e tyre shoqërore.

Ajo që e bënte shoqërinë e grave të mbijetonte, ishte se e thërrisnin njëra tjetrën shumë shpesh në telefon. Për to, që ta mbanin shoqërinë të gjallë ishte e domosdoshme të komunikonin.

Por e njëjta nuk vlen edhe për burrat. Ajo që e mbante shoqërinë e tyre, ishin gjërat që bënin bashkë, siç janë ndeshjet e futbollit apo daljet në ndonjë pub për pije.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat