Jemi më pak të bukur sesa mendojmë - Bota Sot
Jemi më pak të bukur sesa mendojmë

Life style

Jemi më pak të bukur sesa mendojmë

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Çdoherë kur zgjedhim fotografitë të cilat do t’ia tregojmë dikujt, zakonisht marrim pozat më të bukura, andaj në kokë na është e fiksuar që ashtu vërtet dukemi

Është e mundshme që fjala është edhe për fenomenin të cilin ekspertët e quajnë – vetëzbukurim.

Ndonjëherë na duket që pasqyra zbukuron apo zgjeron, ndërsa ajo në të vërtetë është më pak mashtruese sesa mendimi ynë për veten.

Në të vërtetë, është fakt që nuk jemi aq të bukur dhe atraktivë sa mendojmë – thonë shkencëtarët kanadezë.

Ekspertët kanë bërë hulumtime mbi procesin e identifikimit personal, ashtu që fotografitë e të të intervistuarve digjitalisht i kanë ndryshuar dhe kanë bërë që disa personi të duket më mirë, ndërkaq disa më keq.

Pjesëmarrësit kanë pasur për detyrë që të zgjedhin versionin e pamodifikuar për vete, kur shumica ka zgjedhur fotografitë e ndryshuara. Ndërkaq në to janë dukur për 10 deri 40 për qind më atraktivë se sa në realitet janë.

Vetëm çdo i katërti saktësisht ka vlerësuar veten dhe ka zgjedhur fotografinë e vërtetë. Dhe kjo, thonë shkencëtarët, nuk ka lidhje me narcizmin.

Një ndër sqarimet për këtë dukuri është që çdo herë kur zgjedhim fotografitë të cilat do t’ia tregojmë ndokujt, zakonisht i marrim ato më të mirat, andaj në kokë na është memorizuar që, vërtet, ashtu dukemi.

Është e mundshme që fjala është për fenomenin të cilin ekspertët e quajnë – vetëzbukurim, por i cili na ndihmon që të ndihemi më mirë se sa jemi, në mënyrë që të përballojnë angazhimet e përditshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...