E thotë shkenca: Meshkujt nuk piqen deri në moshën 40-vjeçare - Bota Sot
E thotë shkenca: Meshkujt nuk piqen deri në moshën 40-vjeçare

Life style

E thotë shkenca: Meshkujt nuk piqen deri në moshën 40-vjeçare

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 07:21
Ilustrim

Shumica prej nesh e kemi dëgjuar fjalinë se “meshkujt, madje edhe në moshë të mesme sillen sikur fëmijë”.

Disa të tjerë besojnë se kur vjen puna tek lidhjet janë gratë ato të cilat e sjellin pjekurinë në lidhje.

Për këtë arsye, shkencëtarët vendosën që ta konfirmojnë nëse këto “mite” janë të vërteta, dhe kjo është se çka zbuluan, raporton “Bright Side”.

Një studim i përfunduar nga Universiteti i Oksofrdit, kanë ekzaminuar trurin e njeriut , përkatësisht të 121 pjesëmarrësve nga mosha 4 deri 40 vjeç përmes imazheve të trurit. Ata gjithashtu gjurmuan edhe ndryshimet në funksione të ndryshme duke marr parasysh moshën dhe gjininë e pjesëmarrësve.

Rezultatet e eksperimentit zbuluan se truri i meshkujve dhe femrave përfundojnë së zhvilluari të njëjtat aftësi  së operuari në jetën e përditshme, burrat shpesh tregojnë një vonesë në zhvillim të funksioneve në krahasim me gratë.

Truri i gruas është më efikas.

Po ashtu, nga ky zbulim është gjetur se truri i grave është më efikas, kanë kujtesë më të mirë me më shumë lidhje neutrale dhe mbajnë mend më shumë detaje.

Fal shkencës tani mund të dimë me shumë besim se truri i meshkujve dhe femrave funksionon në mënyrë të ndryshme gjë  që i shpjegon edhe ndryshimet në sjellje dhe emocione. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...