Pse disa njerëz kanë një vrimë të vogël te veshët e tyre - Bota Sot
Pse disa njerëz kanë një vrimë të vogël te veshët e tyre

Life style

Pse disa njerëz kanë një vrimë të vogël te veshët e tyre

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 14:23
Teknikisht, kjo vrimë është defekt i lindjes

Një përqindje e vogël e popullsisë është lindur me sinus preaurikular – vrimë e vogël e cila gjendet në pjesën e jashtme të veshit.

Por, pse ekziston kjo vrimë?

Teknikisht, kjo vrimë është defekt i lindjes.

Rasti i parë me këtë fenomen është dokumentuar në vitin 1864 nga Van Heusinger.

Sipas biologut evolucionar – Neil Shubin – këto vrima mund të jenë mbetje evolucionare e gushave të peshqve.

Në përgjithësi, të pasurit këtë vrimë nuk është se shfaq ndonjë problem. Sidoqoftë, nëse kjo vrimë infektohet apo formon cistë, patjetër se duhet të trajtohet.

Mes 0.1% dhe 0.9% të evropianëve dhe popullsisë amerikane kanë lindur me këtë fenomen .

Po ashtu rreth 2.5% e tanezëve dhe 10% e popullsisë në disa regjione afrikane kanë lindur me këtë fenomen.

Shpeshherë këto vrima trashëgohen përgjatë gjeneratave dhe mund të shfaqen në një vesh, por edhe në dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...