Mënyrat gjeniale se si të rrisni fëmijë që nuk janë të varur nga pajisjet elektronike

Life style

Mënyrat gjeniale se si të rrisni fëmijë që nuk janë të varur nga pajisjet elektronike

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Fëmijët modernë bëhen më të familjarizuar me kompjuterët, telefonat e mençur e tabletët në një moshë shumë më të hershme.

Ky trend është brengosë për prindërit dhe pediatrit, ndërkaq psikologët tregojnë se ky fenomen bart shumë pasoja negative.

Por, si mund t’i mbroni fëmijët nga varësia e pajisjeve elektronike?

Epo, ekspertët kanë përpiluar një listë me disa këshilla të cilat, nëse i ndiqni, janë mënyra gjeniale për të rritur fëmijë që nuk krijojnë varësi të pajisjeve elektronike.

– Përcaktojeni kohën maksimale që i lejohet fëmijës për ta shpenzuar në pajisje elektronike

– Nuk është në rregull që vetëm t’ua ndaloni fëmijëve përdorimin e këtyre pajisjeve, por njëkohësisht edhe të sugjeroni opsione tjera

– Fëmijët i kopjojnë sjelljet e prindërve, prandaj bëhuni shembull duke mos qëndruar as ju shumë në ato pajisje

– Mundohuni ta bindni fëmijën t’i përdor pajisjet elektronike për qëllime edukative, jo për lojëra me dhunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat