Si të rregulloni ngjyrën e lëkurës që keni marrë gjatë pushimeve? Ka një zgjidhje edhe për këtë - Bota Sot
Si të rregulloni ngjyrën e lëkurës që keni marrë gjatë pushimeve? Ka një zgjidhje edhe për këtë

Life style

Si të rregulloni ngjyrën e lëkurës që keni marrë gjatë pushimeve? Ka një zgjidhje edhe për këtë

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 15:58
Ilustrim

Nëse tanimë jeni kthyer nga pushimet,por nuk jeni të kënaqur me ngjyrën që keni marrë, jeni në artikullin e duhur.

Për shkak të mënyrës si jeni ekspozuar në diell, disa pjesë të trupit janë bërë më bronz e disa të tjera më pak.

Për të neutralizuar pikërisht këtë diferencë, që më së shumti vihet re tek pjesa e gjoksit, vitheve, bikinit apo tek këmbët, ju vjen në ndihmë një maskë farë e thjeshtë.

Çfarë ju nevojitet:

1 lugë gjelle kos

1 lugë gjelle tul domateje dhe lëngu i saj

Udhëzime:

I bashkoni të dyja në një enë, i përzieni mirë dhe më pas i aplikoni tek lëkura.

Pas 20 minutash e shpëlani lëkurën me ujë të bollshëm (mundësisht të ftohtë).

Pse funksionon?

Domatja përmban acid nitrik që ndihmon në heqjen e ngjyrës që keni marrë gjatë plazhit, natyralisht.

Kosi luan rolin e një scrubi dhe balancon pH e lëkurës.

Ndajeni recetën e maskës edhe me miqtë tuaj!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...