Rritini flokët më shpejtë me këto 7 ushqime

Life style

Rritini flokët më shpejtë me këto 7 ushqime

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 20:41
Ilustrim

Shumë persona përdorin maska dhe shampo specifike ose presin majat me shpresën se flokët do të rriten më shpejtë. Por shumë pak e dinë se ekzistojnë disa ushqime specifike të cilat i ushqejnë flokët, duke i bërë që të rriten më shpejtë dhe ja kush janë:

Peshku salmon– I pasur me omega 3, peshku salmon luan rol të rëndësishëm në rritjen e flokëve, duke u shtuar dendësinë dhe duke reduktuar rënien. Salmoni përmban hekur dhe vitamina B12, të cilat kontribuojnë në rritjen e flokëve.

Midhjet- Zinku është një element i lidhur ngushtësisht me shëndetin e flokëve, ku mungesa e tij shkakton rënien e flokëve. Kështu që për të pasur flokë sa më të shëndetshëm dhe me shkëlqim, këshillohet që të konsumoni një midhje në ditë, e cila i jep organizmit sasinë e nevojshme të zinkut që ka nevojë. Ushqime të tjera me zink janë mishi i derrit dhe i viçit.

Gjoksi i pulës– Flokët kanë në përbërje keratinë, e cila i ndihmon të jenë të shëndetshëm. Nëse nuk hahen proteinat e duhura floku do të dëmtohet. Gjoksi i pulës, ashtu si peshku ton, përmbajnë proteinat e duhura për të stimuluar rritjen e flokut dhe për ti bërë më të fortë.

Vezët– Veza këshillohet pasi është burim proteine dhe biotine, elementë të cilat ndikojnë në ruajtjen e shëndetit të flokut. Ndër të tjera vezët përmbajnë edhe leucinë, e cila e shtyn organizmin që të prodhojë aminoacide, përbërësit bazë të proteinave, të cilët përbëjnë flokët.

Bajamet– Bajamet përmbajnë vitaminë E e cila stimulon rritjen e flokëve dhe i bën më të fortë. Kështu ngrënia e 30 gramë bajameve çdo ditë, i jep flokëve sasinë e duhur.

Farat e kungullit– Farat e kungullit janë të pasura me vitamina B1, B2, B3 dhe B4, të cilat janë përgjegjëse për rritjen e flokëve. Vitaminat B5 dhe B6 nga ana e tyre, kujdesen për shëndetin e rrënjës së flokut.

Thjerrëzat- Thjerrëzat janë burim shumë i mirë hekuri, një element thelbësor, për të pasur flokë të shëndetshëm. Ndër të tjera, thjerrëzat përmbajnë edhe zink, i cili stimulon rritjen e flokëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat