Pse duhet t’ua falim gabimet edhe atyre që nuk e meritojnë?

Life style

Pse duhet t’ua falim gabimet edhe atyre që nuk e meritojnë?

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 22:26
Ilustrim

Në fëmijëri ne ‘detyrohemi’ t’i falim gabimet. P.sh., kur fëmija i fqinjit ua ka marrë lodrën, ai ishte detyruar nga prindërit që t’ju kërkojë falje dhe është dashur ta falni. Por, kjo nuk ka pasur rëndësi  pasi që me siguri se keni mbajtur inati për një kohë shumë të gjatë.

Prandaj, është e rëndësishme të kuptohet se sa i rëndësishëm është kërkimi i faljes dhe pranimi i saj.

Edhe atëherë kur njerëzit kërkojnë falje, neve na kujtohet çfarë ata kanë bërë për ne – kjo është pjesë e historisë tonë personale. Peshën e këtyre ofendimeve ne e mbajmë tërë jetën.

Pranimi i faljes na qetëson

Mos falja e një personi do të thotë se mbajmë inat, urrejtje dhe kemi pakënaqësi. Kjo do të thotë se dhimbjen e mbani brenda.

Pra, nëse nuk ia falni gabimet një personi të caktuar, ju vazhdimisht do të mendoni për gjërat të cilat  ju lëndojnë në vend se të fokusoheni në aspektet më të kënaqshme.

Falja është për çdo njeri

Njerëzit e fuqishëm i falin edhe ata të cilët nuk e meritojnë, përndryshe mllefi do ta shtrijë ndikimin e vet edhe te njerëzit tjerë përmes sjelljes tonë. Ai mund të rikthehet në traumë dhe kompleks, si dhe të shkaktojë mosbesim në njerëzit përreth nesh.

Të falësh do të thotë të vazhdosh tutje

Vetëm atëherë kur falim mund të vazhdojmë tutje dhe të mos e lejojmë të kaluarën të ndërhyjë në të ardhmen tonë.

Kur e harrojmë të kaluarën dhe dhimbjet, ne ia hapim vetes rrugën drejt emocioneve dhe ndjenjave të reja.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat