6 fakte që nuk i dinit për Ralph Lauren!

Life style

6 fakte që nuk i dinit për Ralph Lauren!

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 17:23
Ralph Lauren

Ralph Lauren Eleganca mashkullore

Ralph Lauren është stilisti më i pasur i cili spikati për dizenjot e tij elegante, duke rikthyer stilin britanik në shtresën e lartë amerikane. Ai sot zotëron disa linja, jo vetëm për meshkuj siç e nisi karrierën, por deri tek parfumet dhe mobiljet.

Shitësi i kravatave

Ralph Lauren e filloi karrierën e modës duke e nisur si shitës me pakicë në një dyqan të vogël të marrë me qira. Gjithçka nisi me kravatat duke dizenjuar modelet e para nën markën Polo. Vendosi të hapte linjën e tij dedikuar meshkujve nën logon Polo Ralph Lauren.

Kostumet e kinemasë

Ndoshta ai nuk do të kishte qenë pjesë e botës, nëse nuk do t’i ishin besuar disa punë për kinemanë. Ralph Lauren veshi kastin e filmit “Gatsby i Madh” në vitin 1974, ku kostumet për aktorët e Mia Farrow dhe Robert Redford, e bënë të spikatnin menjëherë për stilin e tij.

Krijuesi i t-shirtit Polo

Nuk do ta besoni po t-shirt i famshëm Polo i cili u krijua në vitin 1972 vijon të jetë ende një nga më të njohurat në botë dhe sot është krijuar në 24 ngjyra. Para se Ralph Lauren ta bënte një ikonë, ajo ishte uniforma e lojtarëve të polos, ku spikaste jaka e shkurtër dhe e kthyer e saj.

Modeli i parë me ngjyrë

Ralph Lauren i dhuroi botës së modës supermodelin e parë me ngjyrë. Tyson Beckford, u kthye në një ikonë të jashtëzakonshme të stilit, duke e kthyer atë në një imazh për markën e njohur nga viti 1994 deri në ditët e sotme.

Uniformat sportive

Gjithnjë marka Ralph Lauren është konsideruar e profilit të lartë, por kjo nuk ndodhi në vitin 2012, kur ai krijoi uniformat për ekipin olimpik të SHBA. Media zbuloi se uniformat u prodhuan në Kinë, duke shkaktuar polemika, ndërsa katër vjet më pas, ai u akuzua se uniformat amerikane i ngjanin flamurit rus.

Stilisti më i pasur

Sipas revistës Forbes, Lauren është një nga 200 njerëzit më të pasur në botë me një pasuri 5.5 miliardë dollarë. Ai shpenzon miliona dollarë për blerjen, mirëmbajtjen dhe koleksionimin e disa prej markave më luksoze dhe të rralla të makinave në botë, vlera e të cilave arrin në 300 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat