Pa çfarë s’bëni dot në një lidhje, bazuar në shenjën e horoskopit

Life style

Pa çfarë s’bëni dot në një lidhje, bazuar në shenjën e horoskopit

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Në një marrëdhënie, secili ka një diçka pa të cilën nuk bën dot. Dikush s’jeton dot pa përkëdhelje, dikush tjetër pa zënka, kurse të tjerë pa pasionin…

Kjo gjithashtu s’është në dorën tuaj, por në atë të yjeve!

Ka disa tipare specifike bazuar në shenjën tuaj të horoskopit, pa të cilat ju nuk bëni dot në një lidhje dhe i kërkoni me çdo kusht nga partneri. Pa të tilla ndjesi, ju s’jeni 100% ju.

Fillojmë?

Dashi: Emocionin!

Nëse ka diçka për të cilën një Dash ka nevojë është emocioni dhe sfidat! Atyre i duhet një partner energjik për jetën, dikush që i mban të karikuar dhe përshtatet me intensitetin e tyre të jetës.

Demi: Siguri

Demi i mban këmbët gjithnjë në Tokë, prandaj ka nevojë për siguri më shumë se çdo gjë tjetër. Ata duan të krijojnë një baza të shëndetshme, të rrethuar nga gjerat që i pëlqejnë më shumë.

Binjakët: Motivim!

Ata kanë nevojë për gjëra të reja, biseda interesante që i motivojnë për të ardhmen dhe eksperienca të paprovuara më parë. Kjo do ta mbajë lidhjen tuaj gjallë.

Gaforrja: Ndjeshmëri emocionale

Gaforret kanë nevojë për dikë që t’ju tregojë se janë aty për ta dhe i kuptojnë. Duan një ambient të ngrohtë dhe familjar, ndryshe nuk do të jenë të lumtur.

Luani: Vlerësimin

Luanët nuk jetojnë dot nëse nuk e ndjejnë që po adhurohen nga të tjerët. Kanë nevojë për një partner që është po aq pasionant sa ata!

Virgjëresha: Rregullin!

Kjo shenjë ka nevojë që edhe mendimet t’i ketë të organizuara. Nëse një Virgjëreshë ndihet e frustruar, ajo/ai duhet të flasë se s’bën!

Peshorja: Harmoni!

Peshoret nuk e duan një lidhje që s’është e bukur dhe s’ka harmoni! Ata dinë të jenë diplomat të mirë dhe të bëjnë kompromise, por duhet t’i përshtateni!

Akrepët: Bisedat e thella

Ata kanë nevojë për një partner që s’ka frikë ndaj bisedave të gjata, filozofike dhe emocionale në të njëjtën kohë. Pa këtë, një Akrep s’do të ishte kurrë i kënaqur!

Shigjetarët: Aventurën!

Një Shigjetar nuk jeton dot një lidhje nëse nuk ka pak aventurë në të. Asnjëherë nuk është mjaftueshëm për ta.

Bricjapi: Përfshirje!

Bricjapi do dikë të fortë krah tij për të bërë rrugëtimin e jetës. Partneri duhet të përfshihet 100% dhe të tregojë që nuk ka frikë, pavarësisht periudhave të vështira.

Ujori: Liri

Ata janë më të lumturit në botë nëse i lë të lirë, të pavarur në botën e tyre revolucionare. Një partner që do ta ndrydhte, s’bën për një Ujor.

Peshqit: Empati

Si shumë emocionalë që janë, Peshqit kërkojnë që të tjerët të jenë aq empatik sa është ai vetë. Vështirë, por jo e pamundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat