E vërteton shkenca: Grua e lumtur = martesë e lumtur

Life style

E vërteton shkenca: Grua e lumtur = martesë e lumtur

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Rreth 40 deri 50 për qind të çifteve të martuara në SHBA ‘dorëzohen’ dhe vendosin të shkurorëzohen.

Ne mund të mendojmë se kjo është diçka që s’do të na ndodh neve, por nuk mjafton që thjesht të besojmë në këtë ide.

Gjithmonë më mirë është të punoni në lidhje dhe asnjëherë të mos hiqni dorë nga njëri-tjetri.

Sipas ekspertëve, aq më e kënaqur që është gruaja në periudhë afatgjate, aq më i lumtur është edhe burri me jetën e tij.

Ky truk përfshin psikologjinë e gruas. Ato kanë tendenca të bëjnë më shumë për partnerin nëse martesa është e suksesshme dhe kjo pastaj ka efekt pozitiv në jetën e burrit.

Thënë më thjesht, ekspertët kanë konstatuar se një grua e lumtur thjesht e bën një burrë edhe më shumë të lumtur.

Por, ata kanë zbuluar edhe diçka tjetër interesante. Studimi ka konstatuar se gruaja bëhet më pak e lumtur nëse burri sëmuret.

Në të njëjtën kohë, lumturia e burrit nuk ndryshon nëse gruaja sëmuret.

Kjo ka shpjegim të thjeshtë! Gruaja gjithmonë kujdeset për burrin nëse ai ndihet keq. Dhe kjo mund të jetë shumë stresuese për gratë.

Por, nëse gruaja sëmuret, ajo mbështetet kryesisht në vajzën e saj – nëse veç e ka një – prandaj burri nuk e përjeton të njëjtin stres.

Profesori Paul Dolan, në bazë të eksperimenteve që kishte kryer, kishte rrëfyer se meshkujt përftojnë më shumë nga martesa sesa gratë.

Sidoqoftë, ai ka treguar se çiftet mund ta përmirësojnë lidhjen nëse të dy kanë konsideratë për nevojat e njëri-tjetrit gjatë sëmundjeve dhe vështirësive tjera.

Dy partnerit duhet të shfaqin kujdes dhe dashuri në mënyrë që të jetojnë të lumtur së bashku.

Përfundimi i studimit thotë se niveli i lumturisë së mashkullit nuk e ka të njëjtin ndikim në kualitetin e martesës, ndërkaq për gruan, ndjenja e palumturish mund të jetë shkatërruese për lidhjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat