Këtë vjeshtë vishni fustan si të Rihannës

Life style

Këtë vjeshtë vishni fustan si të Rihannës

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 18:17
Rihanna

Vjeshta është shumë afër, bashkë me të vijnë edhe shumë ndryshime në stilin e veshjes.

Gratë në këtë sezon kanë shumë problem se çfarë të veshin të duken bukur dhe elegante, por njëkohësisht edhe të mos ndjejnë të ftohtin.

Sipas People këtë dilemë ju mundeni ta zgjidhni nëse i përcillni pak veshjet e personave të famshëm gjatë kësaj periudhe.

Rihanna është njëra nga personazhet e famshme që duhet të përcillet për veshjet e saj të vjeshtës.

People u propozon që të vishni një fustan kafe të gjatë dhe të gjerë, atij duhet t’ia kombinoni disa sandale dhe vathë ngjyrë të metaltë.

Kjo veshje nuk do të kishte kuptim nëse nuk shoqërohet me një çantë të zezë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat