Këto janë mënyrat më të këqija për tu ndarë me dikë - Bota Sot
Këto janë mënyrat më të këqija për tu ndarë me dikë

Life style

Këto janë mënyrat më të këqija për tu ndarë me dikë

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 06:59
Ilustrim

Ndonjëherë, pa marr parasysh se sa shumë mundoheni t’i bëni gjërat të funksionojnë me një person që jeni duke dalur, ajo lidhje thjeshtë do të marr fund, ndoshta pse nuk jeni për njëri – tjetrin.

Dhe përderisa, askush nuk duhet të qëndroj në një lidhje që nuk ndjehen të lumtur,  janë mënyrat e mira dhe të këqija për t’iu dhënë fund gjërave.

Në një platformë online, njerëzit anë e mbarë botës kanë ndarë historitë e tyre rreth mënyrës më të keqe që dikush është ndarë nga ata apo ato, raporton “Etimes”.

Njëra prej mënyrave më të këqija për tu ndarë me dikë është thjeshtë të ‘zhdukeni’. Absolut kjo është mënyra më e tmerrshme që mund të i jap fund një lidhje me dikë, ta bllokosh në të gjitha rrjetet sociale, të mos ia kthesh mesazhet dhe duke mos ia treguar arsyet jo vetëm personit adekuat por as edhe shoqërisë.

Humbja e një personi që për mendimin tuaj kishte qenë shumë i/e mirë, në mënyrë kaq të papritur dhe konfuze do të çoj deri në ankth dhe në uljen e vetëbesimit.

Kur keni vendosur për tu ndarë me dikë, duhet ta kujtoheni se ju e keni menduar për një kohë të gjatë dhe jeni mësuar me idenë e ndarjes, ndërsa për personin tjetër është një informacion i ri dhe ky lajm do të jetë shokuese për ta, kështu që duhet të takoheni me ta dhe t’ia jepni lajmin, e t’ia jepni lajmi përmes mesazhit- kjo është mënyrë e keqe.

Ndërsa një mënyrë tjetër që meshkujt e bëjnë është se kur ata janë gati  të ndahen me partneren e tyre, në vend që të i tregojnë ata mundohen të gjejnë mënyra tjera, duke shkuar me femra të tjera, vetëm që të mendohet që kanë tradhtuar- që e dashura e tyre të i jep fund e jo ata, me një fjalë të i shpëtojnë fjalimeve dhe ndjenjave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...