Studim: Pse disa persona pickohen nga mushkonjat e disa të tjerë jo - Bota Sot
Studim: Pse disa persona pickohen nga mushkonjat e disa të tjerë jo

Life style

Studim: Pse disa persona pickohen nga mushkonjat e disa të tjerë jo

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Janë faktorë të ndryshëm se pse këto insekte me krahë preferojnë disa lloje personash e disa të tjerë jo. Këtu do i gjeni, këta lloj personat që janë tërheqës për mushkonjat.

Nuk është në kokën tuaj! Ato mbrëmjet verore, pranë plazhit, apo zjarrit më familjar kur ju përfshiheni nga kafshimet e mushkonjave, ndërsa të tjerët nuk janë prekur.

Rezulton, në fakt se ka një arsye shkencore se pse ndodh ky fenomen, shpjegojnë shkencëtarët. raporton “The Hearty Soul”, transmeton lajmi.net.

Mushkonjat i duan personat që marrin frymë më rëndë

Mushkonjat tërhiqen nga fryma jonë. Kështu që, nëse nuk jeni duke ushtruar dhe frymëmarrja juaj rritet, atëherë shanset që të kafshoheni nga një mushkonjë janë të mëdha. Fatkeqësisht, kjo vlen edhe për personat të cilët kanë probleme me frymëmarrje.

Mushkonjat preferojnë personat të cilët prodhojnë më shumë djersë.

Djersa juaj ka disa përbërës të ndryshëm, dhe më tërheqës për mushkonjat. Sa më shumë që ju djersiteni, aq më të shijshëm dukeni për mushkonjat.

Mushkonjat janë obsesionuara me personat të cilët pinë alkool

Lajmi keq për personat të cilët ju pëlqen që të shijojnë një gotë verë gjatë mbrëmjeve të verës. Një studim tregon, se alkooli i tërheq mushkonjat.

Mushkonjat kanë shije në bakterie

Trupat tanë përmbajnë bakterie- të cilat mbajnë trupin tonë në ekuilibër dhe të shëndetshëm. Por, jo të gjithë i kanë të njëjta këto mikrobe dhe disa lloje të bakterieve punojnë që të i mbajnë larg mushkonjat, ndërsa disa të tjera i tërheqin ato.

Mushkonjat preferojnë personat me tip të gjakut O dhe A

Edhe një studim tjetër i mëhershëm tregon se mushkonjat preferojnë personat të cilët kanë tipin e gjakut O dhe A. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...