4 arsye të sinqerta pse lidhjet e gjata të dashurisë përfundojnë pas martesës - Bota Sot
4 arsye të sinqerta pse lidhjet e gjata të dashurisë përfundojnë pas martesës

Life style

4 arsye të sinqerta pse lidhjet e gjata të dashurisë përfundojnë pas martesës

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 21:44
Ilustrim

Kur jeni në një marrëdhënie të qëndrueshme me dikë që doni, është e natyrshme të mendoni për hapin tjetër: martesën. Ideja për t’u martuar ju mbingarkon emocionalisht, por nga ana tjetër sjell një buzëqeshje në fytyrën tuaj. Të jetoni me personin që dashuroni përgjithmonë duket diçka vërtet e bukur, por realiteti ndryshon nga ëndrrat.

Kur të martoheni, jo çdo ditë do të jetë një përrallë edhe pse e doni njëri-tjetrin. Nëse jeni në grupin e personave që keni një lidhje të gjatë, kjo nuk do të thotë se duhet të keni një martesë të lumtur. Me martesën shtohen përgjegjësitë dhe shumica e njerëzve, pasi kthehen nga muaji i mjaltit e kuptojnë se çfarë do të thotë martesa.

Në këtë artikull sot do të mund të lexoni arsyet pse çiftet që janë në marrëdhënie të gjata përfundojnë duke u divorcuar nga njëri-tjetri pasi martohen, edhe pse kanë pasur një lidhje të gjatë.

Ishit shumë të afeksionuar me njëri-tjetrin në fillim

Sipas një studimi të botuar në  “Journal of Personality and Social Psychology”, çiftet që janë shumë të afeksionuar me njëri-tjetrin në fillimet e lidhjes, kanë më shumë gjasa të divorcohen pasi të martohen. Kur shfaqni dashuri të vazhdueshme ndaj bashkëshortit tuaj gjatë gjithë kohës, deri në atë pikë saqë “surprizat” tuaja as nuk e surprizojnë më, gjërat fillojnë të bëhen pak të mërzitshme pas martesës.

Nuk ishte dashuri e vërtetë

Gabimi më i madh që të gjithë bëjnë është ngatërrimi i dashurisë me pasionin. Njerëzit në marrëdhënie afatgjata mendojnë se janë të dashuruar, por në të vërtetë ata ndjejnë thjesht pasion dhe gabojnë. Zakonisht pasi të martohen, e kuptojnë se nuk ishin vërtet të dashuruar.

Nevojat tuaja kanë ndryshuar

Njerëzit ndryshojnë me kohën dhe njësoj ndryshojnë edhe nevojat e tyre. Kohët e fundit, çifti i famshëm Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, të cilët kishin vite që ishin në një lidhje sapo u martuan erdhi edhe divorci. Në deklaratën e tyre pas ndarjes, ata treguan se të dy kanë nevojë të rriten dhe të përqëndrohen tek vetja dhe karriera e tyre. Ndryshimi është i pashmangshëm dhe vjen me kohën. Ju ose mund të rriteni dhe të ecni përpara me partnerin tuaj ose thjesht mund të përqendroheni së pari në veten dhe qëllimet tuaja. Martesa është e bukur, por kërkon gjithashtu një nivel të lartë angazhimi, durimi dhe dashurie.

Keni zbuluar një anë të re të partnerit tuaj

Të qenit në një marrëdhënie afatgjatë nuk do të thotë të dini gjithçka për partnerin tuaj. Kur martoheni dhe filloni të jetoni së bashku, do të zbuloni gjëra të reja në lidhje me të dashurin tuaj – disa interesante dhe disa “të këqija”. Mospërfillja, pandershmëria, çështjet e parave, pasiguritë dhe mbivlerësimi janë disa nga faktorët kryesorë të kuq që njerëzit zbulojnë në marrëdhëniet pas martesës, gjë që shpesh çon në ndarjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...